Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski dhe Zaev braktisin Përzhinon, nuk ka marrëveshje (VIDEO)

Gruevski dhe Zaev braktisin Përzhinon, nuk ka marrëveshje (VIDEO)

Shkup, 20 tetor-“Nuk mund të pajtohemi të dënohen mediat dhe redaktorët e mediave me ligje që nuk janë askund në botë dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Është e paqartë të harxhohen 8 orë në ligjin për bombat në vend se të implementohet ajo që është miratuar më 2 qeshor dhe 15 korrik. Ngelin edhe 20 orë për zbatimin e Marrëveshjes”, u shpreh Zaev.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev kanë braktisur rezidencën e BE-së në Përzhino pak para orës 4 të mëngjesit të sotëm. Pavarësisht përpjekjeve të komisarit Hahn, nuk është arritur marrëveshje për Ligjin për bombat dhe Ligjin për Qeverinë. Gjatë largimit, Gruevski nuk dha deklaratë për mediat. Në vend të tij u prononcua deputeti Ilija Dimovski, i cili theksoi se këto çështje do të barten sërish në grupin e punës. Komisari Han u nda i dëshpëruar nga ky dështim.

“Ishte ditë e keqe, shpresoj që nesër të jetë ditë më e mirë. Ende është gjithçka e mundur. Jam i dëshpëruar por ka gjasa të respektohet marrëveshja. Është e qartë se nuk po kuptohet serioziteti i situatës. Duhet lidership për normalizimin e situatës dhe perspektivës evropiane të vendit”, tha komisari Johanes Han.

Zaev nga ana tjetër deklaroi se Ligji për bombat po e pengon përparimin e bisedimeve.

“Nuk mund të pajtohemi të dënohen mediat dhe redaktorët e mediave me ligje që nuk janë askund në botë dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Është e paqartë të harxhohen 8 orë në ligjin për bombat në vend se të implementohet ajo që është miratuar më 2 qeshor dhe 15 korrik. Ngelin edhe 20 orë për zbatimin e Marrëveshjes”, u shpreh Zaev.

Siç mëson Alsat M, për shkak të refuzimit të LSDM-së që të pranojë dënime të larta për publikimin e bombave, VMRO DPMNE ka bllokuar Ligjin për Qeveri. Bisedimet vazhdojnë brenda ditës në grupin e punës, me ndërmjetësimin e Piter Vanhaute, ndërsa komisari Johanes Han braktis sonte Shkupin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *