Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski e përze Nikola Todorovin nga Qeveria?!

Gruevski e përze Nikola Todorovin nga Qeveria?!

26 tetor-Pas një grindje të shkurtër që pasoi mes Gruevskit dhe Todorovit, Gruevski i ka thënë se të hënën t’i bëjë gati ‘valixhet’ dhe të largohet nga ministria

Nuk kanë të ndalura trazirat dhe skandalet në VMRO-DPMNE. Siç mëson Centarnews gjatë dy apo tre ditëve të fundit në selinë qendrore të VMRO-DPMNE-së është një luftë e vërtetë dhe është në vazhdim e sipër.

Problemi ka nisur të ndodh me konsultimet e partisë rreth marrëveshjes në Përzhino e cila është në proces të implementimit. Është diskutuar për pozitat ministrore dhe zëvendësministrat, si një ndër pikat më kryesore, ku si jashtë temës ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, për të cilin është përmendur se pas dorëheqjes së Nikolla Gruevski ai do të bëhet gati për të marrë postin e kryeministrit. Pas kësaj ka pasur shumë reagime të ashpra nga Gruevski, Mijallkovi, Stavrevski dhe Jankullovska.

Gjatë kohës së takimit, Gruevski dukshëm ka qenë nervoz duke iu adresuar Todorovit – “Unë ende nuk kam ikur kurse ti ma bën varrin pas shpine”, njofton Centarnews sipas një burimi nga partia.

Pas një grindje të shkurtër që pasoi mes Gruevskit dhe Todorovit, Gruevski i ka thënë se të hënën t’i bëjë gati ‘valixhet’ dhe të largohet nga ministria. Ai vuri në dukje se ministri i ri shëndetësisë do të jetë deputeti i tanishëm nga VMRO-DPMNE Romeo Trenov. Redaksinë e Centarnws ka arritur të ketë edhe dokumentin e dorëheqjes së deputetit të Romeo Trenov e cila gjatë fundjavës ka arritur në Parlament.

Për njohësit e situatës mbetet e paqartë se si një person si Romeo Trenov me profesion të bujqësisë do të menaxhon Ministrinë e Shëndetësisë, por ata thonë se shumë gjëra deri tani janë parë tronditëse nga VMRO-DPMNE, kështu që kjo nuk do të jetë e befasuar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *