Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski më tepër e ndëgjon Tadicin, se ambasadorin Bejli.Gjysma e popullit do të ngritet në këmbë?!

Gruevski më tepër e ndëgjon Tadicin, se ambasadorin Bejli.Gjysma e popullit do të ngritet në këmbë?!

22 tetor-Projekti mbi 300 milion euro “Shkupi 2014”, partizimi i administratës,policisë,ushtrisë,gjykatave,prokurorive,shëndetësisë,kulturës, ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit, manipulimet me pensionistët, studentët, subvencionet për bujqitë janë vetëm disa nga projektet e VMRO-DPMNE-së të drejtuara nga kryeministri, Nikolla Gruevski që janë financuar kryekëput nga Brukseli zyrtar

Bashkimi Evropian gjatë 9 viteve të fundit ka financuar qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka realizuar projekte monoetnike dhe monofetare në Maqedoni.80 përqind e maqedonasve kanë marr kredi. Vetëm 2 muaj të ndëpriten rrogat në Maqedoni i gjithë populli del në rrugë për shkak se aktivizohen hipotekat nga bankat komerciale.

Projekti mbi 300 milion euro “Shkupi 2014”, partizimi i administratës,policisë,ushtrisë,gjykatave,prokurorive,shëndetësisë,kulturës, ndërtimi i kishës në Kalanë e Shkupit, manipulimet me pensionistët, studentët, subvencionet për bujqitë janë vetëm disa nga projektet e VMRO-DPMNE-së të drejtuara nga kryeministri, Nikolla Gruevski që janë financuar kryekëput nga Brukseli zyrtar, vlerson për Zhurnal, analisti ekonomik, Isen Ibraimi.

“Një ushtri prej 30 mijë aktivistëve të VMR0-DPMNE-së të cilët janë të kycur në sistemin e Maqedonisë u toleruan nga Brukseli. Bankat Evropiane përmes kredive të ndryshme e ndihmuan qeverinë Gruevski që të realizoj projektet kryekëput maqedonase, madje gjithë shtetin të kontrolloj politikisht dhe ekonomikisht. Gruevski kur ka para që të t’ju jep cdo muaj rrogën policisë, ushtrisë, administratës, pensionet,Ai kështu edhe 20 vite do të qëndroj në krye të qeverisë, pasi populli është i kënaqur me rritje të vogla të rrogave dhe pensioneve”, -shprehet Ibraimi duke sqaruar se Brukseli nëse dëshiron seriozisht të ndihmoj Maqedoninë duhet të bëj veprime konkrete.

“Bashkimi Evropian duhet t’ja ndërpresë të gjitha ndihmat dhe kreditë qeverisë së Maqedonisë. Atëher menjëher do të reflektohet kriza kur me muaj administrata, policia, mjekët nuk do të marrin rroga.Me këtë bllokohen gati 70 përqind e qytetarëve të cilët kanë marrë kredi harxhuese , banesa apo veturë me kredi. Atyre do t;ju aktivizohen hipotekat dhe atëher qytetarët nga kriza financiare të gjithë do të dalin në rrugë do të kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit”, thotë analisti ekonomik, Isen Ibraimi.
Ndryshe, Maqedonia si shtet me afro 2 milion banorë, statistikat flasin se qytetarët janë borxhlinjë të mëdhenj në bankat komerciale ku duhet të kthejnë më shumë se 2 miliard euro kredi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *