Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Ne jemi evropian dhe vendi ynë është në Evropë

Gruevski: Ne jemi evropian dhe vendi ynë është në Evropë

22 Tetor – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në suaza të pjesëmarrjes në kongresin e Partisë Popullore Evropiane që mbahet sot në Madrid pati fjalim para liderëve të pranishëm poltikë anëtarë të partisë.

Ai në fjalim theksoi se Republika e Maqedonisë punon për vlerat evropiane.

“Ne jemi evropianë dhe vendi ynë është në Evropë. EPP në tërë këtë periudhë nga pavarësimi është mik i madh i vendit tim, ka ndihmuar në tejkalimin e shumë sfidave, në zbatimin e shumë reformave të cilat kanë pasur për qëllim avancimin e standardeve” theksoi Gruevski.

Ai theksoi se Evropa duhet të vazhdojë të ecë para sepse, siç tha, kjo është nevojë e botës, ndërsa në këtë rrugë nevojitet të sigurohen kufijtë dhe kushtet për të ecur përpara për çdo vend anëtar i cili dëshiron të jetë pjesë nga BE-ja.

“Gjashtë rekomandimet e njëpasnjëshme të KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RM-së në BE, janë tregues dhe shkak për pritjet e arsyeshme dhe nevojat e qytetarëve të Maqedonisë të cilët presin vendim përkatës nga Këshilli Evropian. Mbështetja e EPP-së është e rëndësishme për realizmin e këtij qëllimi, njëjtë si edhe mbështetja e EPP-së dhe anëtarët e saj në tejkalimin e sfidave të cilat i kishim në plan vendor dhe dhënie frymë të re reformave, eurointegrimeve dhe zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë”, theksoi Gruevski.

Ai njëherit nënvizoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë të zbatojë reforma të thella ekonomike dhe politike, të cilat janë kahëzuar drejt plotësimit të kritereve të domosdoshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përmirësimin e standartit jetësor dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë, si dhe drejt përforcimit të kapacitetit të institucioneve të Republikës së Maqedonisë, sepse, ashtu siç potencoi, ne duam ta realizojmë qëllimin kryesor strategjik të vendit tonë për anëtarësim në integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka folur edhe për solidaritetin. Potencoi se subsidiariteti duhet të mundësojë shtet të mirëqenies e cila do të ketë mekanizëm dhe potencial që të intervenojë në shumëkuptimin ku nevojitet mbështetja shtetërore, veçanërisht në përkrahjen e grupeve të prekura sociale dhe të rinjve, ku para se gjithash duhet të mundohemi për punësime, sfidë e cila është aktuale në të gjitha vendet jashtë BE-së. Në këtë problem, tha, Republika e Maqedonisë veçanërisht është e përkushtuar. “Kemi rezultate pozitive, të cilat flasin se edhe në kohën e krizës botërore financiare arritëm për disa vite ta zvogëlojmë papunësinë për më shumë se 11 për qind”, deklaroi Gruevski.

Në Madrid, mbahet Kongresi i Partisë Popullore Evropiane, ku janë mbledhur liderët politikë evropianë opsionet politike të të cilëve i takojnë Partisë Popullore Evropiane. Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së mori pjesë pasdite në kryesinë e punës së Partisë Popullore Evropiane për zgjedhje të kryetarit të partisë. Në suaza të delegacionit të Maqedonisë nga VMRO-DPMNE në Madrid të pranishëm janë edhe Nikolla Poposki, Vllatko Gjorçev dhe Aleksandar Nikolloski. Kongresi vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *