Home / Lajme / Maqedoni / Grupi i punës pritet sot të përmbyllë çështjen e diasporës (VIDEO)

Grupi i punës pritet sot të përmbyllë çështjen e diasporës (VIDEO)

Shkup, 03 Tetor – Ndërmjetësi Piter Van Haute ka insistuar që çështja e mandateve të diasporës të mbyllet brenda ditës së sotme, për shkak të afatit të shkurtër deri më 6 tetor, si dhe çështjeve të shumta që mbeten për t’u zgjidhur deri atëherë.

Grupi i punës vijoi edhe sot bisedimet që duhet të rezultojnë me zgjidhje për çështjen e diasporës. Ndërmjetësi Piter Van Haute ka insistuar që çështja e mandateve të diasporës të mbyllet brenda ditës së sotme, për shkak të afatit të shkurtër deri më 6 tetor, si dhe çështjeve të shumta që mbeten për t’u zgjidhur deri atëherë. Pikërisht për këtë shkak, në seancën e sotme, votimi i diasporës ishte pika e vetme e rendit të ditës. Siç dihet tashmë, partitë politike vazhdojnë të mbrojnë qëndrime krejtësisht të kundërta për çështjen e diasporës. VMRO DPMNE-ja kërkon mbetjen e mandateve në njësitë zgjedhore jashtë vendit, madje pati kërkuar disa herë publikisht edhe rritjen e numrit të mandateve. LSDM-ja kërkon respektimin e rekomandimeve të OSBE-së dhe parimin e barazisë së votës, duke propozuar prag të nevojshëm votash për fitimin e mandateve në diasporë. Ky prag nuk duhet të jetë më i ulët se 6500 deri 7000 vota, shifër që afërsisht përbën 80% të numrit të votave të nevojshme për zgjedhjen e një deputeti brenda vendit. Ndërsa BDI-ja kërkon që diaspora të votojë për listat e deputetëve në njësitë zgjedhore brenda vendit, edhe atë nëpërmjet postës ose në mënyrë elektronike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *