Home / Lajme / Maqedoni / Han në Shkup në takime me liderët partiakë

Han në Shkup në takime me liderët partiakë

19 tetor-Siç konfirmoi zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç, Komisioni Evropian monitoron nga afër zhvillimet në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, sot do të arrijë në Shkup, me qëllim që t’i zhbllokojë negociatat për zbatimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.

Siç konfirmoi zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiç, Komisioni Evropian monitoron nga afër zhvillimet në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.

“Unë mund të konfirmoj se komisari Han, javën e ardhshme, përkatësisht të hënën do të udhëtoj për në Shkup për t’u takuar me të gjitha palët e prekura. Brukseli po vëzhgon nga afër situatën dhe edhe njëherë do të përsërisim se Komisioni Evropian pret që partitë t’i përmbahen orarit në zbatimin e pikave nga marrëveshja e 2 qershorit/15 korrikut”, theksoi Kocijançiç të premten e kaluar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *