Home / Lajme / Maqedoni / Helmimi i nxënësve në Shkup, reagon LR – PDSH (VIDEO)

Helmimi i nxënësve në Shkup, reagon LR – PDSH (VIDEO)

Tetovë, 02 Tetor – Departamenti i Arsimit dhe Shkencës në LR-PDSH mbajti sot një konferencë për media përmes së cilës ka dënuar gjithë fenomenet devijante që ndodhin në shkollat ku shumica e nxënësve janë shqiptar. Në shkollën “Arseni Jovkov” jo vetëm që emri dhe drejtoresha është e etnisë maqedonase, por së fundi u helmuan edhe nxënësit.

Absurditeti i realitetit të hidhur për shqiptarët dhe paaftësisë së udhëheqësve të tyre për të marrë hisen e merituar, tani e sa kohë nga instancat qeveritare derdhet pashmangshëm dhe në sferën e përditshmërisë.

Gjegjësisht një shkollë në të cilën 70% e nxënësve janë të etnisë shqiptare, e udhëheqin kuadro maqedonase dhe e njëjta mban emër maqedonas.

Bëhet fjalë për shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup, e cila është një shembull konkret për shtypje mbi baza etnike, ku pakica udhëheq dhe ua mohon të drejtat shumicës.

Sikur të mos mjaftonte sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e drejtoreshës së kësaj shkolle, e cila me sjellje të patolerueshme për një pedagog komunikon me gazetarët, me prindërit e nxënësve, me mësimdhënësit shqiptar, sikur të mos mjaftonte paaftësia e Ministrit të arsimit ta shkarkojë këtë drejtoreshë për thyerjet e ligjeve dhe kodeve, ditëve të fundit kjo shkollë u shndërrua në arenë të provave për frikësim dhe krijim të panikut përmes metodave të ish sistemeve komuniste. Nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle u helmuan nga kryerës të panjohur, ndërsa organet kompetente si gjithnjë kur bëhet fjalë për viktima të etnisë shqiptare nuk kanë epilog.

I porosisim të gjithë sajuesit e këtyre skenarëve, ta kenë të qartë se me këto veprime lëre që nuk do të krijojnë huti dhe nuk do ta tërheqin vëmendjen nga problemet reale në këtë shkollë që në fakt reflektojnë gjendjen reale të keqe në vend, por përkundrazi do ta përforcojnë këmbënguljen e nxënësve, prindërve dhe profesorëve të kësaj shkolle ti shkojnë deri në fund këtij procesi dhe ti arrijnë të drejtat e veta të caktuara me kushtetutë.

Organeve të hetuesisë u kërkojmë që ti zbulojnë dhe ti nxjerrin para drejtësisë kryerësit e kësaj vepre që rrezikon jetë fëmijësh, ndërsa ministrit të arsimit i themi që së paku njëherë ta fitojë bukën me “hallall” dhe të ndërmerr masa për të vendosur një drejtori e cila jo vetëm që do ta reflektojë përbërjen etnike në këtë shkollë, por edhe që do të dijë të sillet dhe të udhëheq pa paragjykime etnike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *