Home / Lajme / Maqedoni / I revoltuar nga humbja e kombetares, nje i ri ne Tetove then reklamat e bankes

I revoltuar nga humbja e kombetares, nje i ri ne Tetove then reklamat e bankes

09 Tetor – B.M.(20) nga Tearca mbrëmë rreth orës 22 e 45 min e ka prishur rendin publik në Tetovë, pasi që në një gjendje të alkoolizuar i ka thyer dy reklama të bankës

B.M.(20) nga Tearca mbrëmë rreth orës 22 e 45 min e ka prishur rendin publik në Tetovë, pasi që në një gjendje të alkoolizuar i ka thyer dy reklama të bankës, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, transmeton zhurnal.mk

Sipas informacioneve të tij, incidenti ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Tetovë pas përfundimit të ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë që në mënyrë të organizuar është ndjekur në qendrën e Tetovës.

Duke lëvizur nëpër rrugë B.M. me duar i ka thyer reklamat ku pastaj është vet lënduar dhe prangosur nga policia pasi që iu është treguar ndihma mjekësore në spitalin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *