Home / Lajme / Maqedoni / Imer Aliu vëzhgon zgjedhjet në Ukrainë

Imer Aliu vëzhgon zgjedhjet në Ukrainë

23 tetor-
Deputeti i PDSH-së, z.Imer Aliu u bë pjesë e misionit vëzhgues nën ombrellën e grupit të Partive Evropiane Popullore. Pjesë e këtij misioni vëzhgues janë edhe deputetë që përfaqësojnë Kuvendet republikane të Italisë, Francës, Zvicrës, Rumunisë, Polonisë, Danimarkes etj.

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së z.Imer Aliu është zgjedhur anëtar i ad-hok Komisionit parlamentar të asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës qe do të vëzhgojë zgjedhjet ne Ukrainë te cilet do te mbahen me 25 Tetor.

Komisioni i cili është formuar nga 13 anëtarë, do ti vëzhgojë zgjedhjet bashkërisht me vëzhgues të Ansambleve parlamentare të OSBE-së, ODIHR-it si dhe deputet tjerë të Parlamentit Europjan.

Anëtarët e këtij komisioni do të kenë takim me perfaqesues te partive kryesore në Ukraine, bartes te ndryshem te institucioneve, me përfaqësues të sektorit civil, mediave, si dhe me përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Ukraine.

Deputeti i PDSH-së, z.Imer Aliu u bë pjesë e misionit vëzhgues nën ombrellën e grupit të Partive Evropiane Popullore. Pjesë e këtij misioni vëzhgues janë edhe deputetë që përfaqësojnë Kuvendet republikane të Italisë, Francës, Zvicrës, Rumunisë, Polonisë, Danimarkes etj.

Në ditën e votimit, deputeti Imer Aliu do të jetë mbikëqyrës i procesit zgjedhor në rajonin e Ukrainës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *