Home / Lajme / Maqedoni / Janeva përplaset me këshillin e prokurorëve (VIDEO)

Janeva përplaset me këshillin e prokurorëve (VIDEO)

Shkup, 16 Tetor – Ju rekomandoj që të mos e pranojnë ftesën e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe të mos japin betimin për zgjedhjen e tyre, për shkak se një akt i tillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të Këshillit, i cili është në kundërshtim me ligjin për prokurorinë publike, shkruan Janeva në njoftimin për mediat.

Prokurorja speciale, Katica Janeva publikisht ka ftuar shtatë prokurorët e zgjedhur në ekipin e saj që të mos japin betimin para Këshillit të Prokurorëve deri sa nuk zgjidhen edhe shtatë anëtarët e tjerë, pasi kjo sipas saj do të ishte shkelje e ligjit për Prokurorinë Speciale.

“Duke ju referuar ftesës së Këshillit, në konsultim me një pjesë të ekipit të prokurorëve publik të cilët janë zgjedhur dhe duke pasur parasysh qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Këshillit, ju rekomandoj që të mos e pranojnë ftesën e Këshillit të Prokurorëve Publik dhe të mos japin betimin për zgjedhjen e tyre, për shkak se një akt i tillë do të ishte vetëm konfirmim i vendimit të Këshillit, i cili është në kundërshtim me ligjin për prokurorinë publike për dënimin e veprave penale që lidhen ose dalin nga përmbajtjet e komunikimeve të përgjuara joligjore”, shkruan Janeva në njoftimin për mediat.

Ndërkohë prokurorja speciale Janeva, ka kërkuar nga Këshilli i Prokurorëve që të thërrasë mbledhje të re dhe të zgjedh ekipin e plotë të prokurorëve të cilin e ka propozuar vetë ajo.

Këshilli i prokurorëve përmes një njoftimi me shkrim ka reaguar ndaj thirjes që prokurorja Katica Janeva ua ka bërë shtatë prokurorëve të zgjedhur në prokurorinë speciale që mos të japin betimin para këshillit. Këtë thirje këshilli i prokurorëve e ka cilësuar si presion.

“Këshilli i prokurorëve publik i Republikës së Maqedonisë këtë veprim e vlerëson si presion joprincipiel ndaj këshillit. Me këtë rast, theksojmë se prokurorët publik dhe prokurorja e tyre, Katica Janeva, janë zgjedhur që të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin dhe jo të bëjnë politike”, thuhet në reagim.

Këshilli rikujton se që ditën e zgjedhjes së shtatë prokurorëve ka shprehur gadishmërinë që në të ardhmen, në rast nevoje të zgjedh edhe prokurorë të tjerë në prokurorinë speciale. Në fund të reagimit këshilli i ka ftuar që të hënën shtatë prokurorët të japin betimin solemn.

LSDM-ja mbetet në qëndrimin për ngrirjen e bisedimeve politike, derisa të përmirësohet shkelja e Ligjit për Prokurorinë Speciale. Partia e Zaevit kërkon votimin urgjent të 7 prokurorëve të mbetur të ekipit të Katica Janevës. Në të kundërtën, nuk do të dorëzojnë as listën për ministrat dhe zv/ministrat, pavarësisht se afrohet afati i 20 tetorit. Për të tejkaluar problemin me prokurorëve, sot në Klubin e Deputetëve janë rikthyer në takim përfaqësuesit e 4 partive politike.

“Nuk do të bisedojmë për asnjë temë tjetër derisa të zgjidhet ky problem. Kërkojmë me urgjencë që Këshilli i Prokurorëve Publikë të thërret seancë dhe të zgjedh ekipin e mbetur, në pajtim me kërkesën e Prokurores Speciale. Kërkojmë Këshilli i Prokurorëve Publikë ta respektojë ligjin. Derisa të zgjidhet ky problem, për LSDM-në Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut nuk është aktive”, deklaroi Damjan Mançevski, LSDM.

Sipas LSDM-së, është absurde që 4 partitë politike bisedojnë për vendimet e Këshillit të Prokurorëve, por e tillë sipas tyre, është edhe situata në institucionet e shtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *