Home / Lajme / Maqedoni / Jonuz Aliti kërkon votat e shqiptarëve për deputet ne kuvendin e Kroacisë

Jonuz Aliti kërkon votat e shqiptarëve për deputet ne kuvendin e Kroacisë

26 tetor-Biznesmeni shqiptar Jonuz Aliti kërkon mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë në garën për deputet në parlamentin kroat. Ai u bëri thirrje qytetarëve me qëndrim të përkohshëm në Kroaci që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në ambasadën kroate. Aliti premton angazhim për realizimin e kërkesave të pakicave në Kroaci për çështjen e punësimit, arsimit, kulturës e sportit.

Jonuz Aliti, një shqiptarë nga fshati Kamjan i rrethinës së Tetovës, që jeton dhe vepron në Kroaci ka ambicie për t`u bërë deputet në parlamentin e Kroacisë, njofton Tv Koha.
“Me të vërtetë tani është një shans për shqiptarët sepse situata në Kroaci për këto zgjedhje është shumë e mirë dhe situata është që deputeti shqiptar të merr një vend në parlamentin e Kroacisë. Dhjetë për qind apo më shumë kemi njerëz dhe qytetar të këtyre pakicave që kanë kryer fakultet dhe nuk kanë punë. Edhe për këta kam mënyrën për ti ndihmuar, ne do kemi një bazë ku do marrim të gjitha të dhënat dhe njeriun që do merret me këto punë në zyrën time, pra që do informoj ku janë vendet e lira të punës për ekonomi drejtësi doktorë. Deri ditën e mërkurë në ora 12 të paraqiten në Ambasadë, nëse nuk munden vet, ata le të paraqitën në Kamjan te zyra jonë me një dokument identifikimi.Prej 12 kandidatëve jam numri një Jonuz Aliti, pra ta rrethojnë numrin një” deklaroi gjatë një pres konference me gazetarë në Tetovë Jonuz Aliti, transmeton Tv Koha. Jonuz Aliti, ka lindur në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës, ndërsa si aktivist i çështjes kombëtare dhe jetës kulturore e sportive në Kroaci, njihet që nga vitet e 90-ta, pas çka fillon edhe biznesin e tij të suksesshëm – fabrikën për ushqimet organike.Ai këtë radhë kandidohet si kandidat jo vetëm i shqiptarëve por edhe i boshnjakëve, malazezëve dhe sllovenëve, me çka edhe ka përkrahjen e një pjese të tyre në kandidimin e tij. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *