Home / Lajme / Maqedoni / Kaloi afati i Vanhojtit, a do të dështojë marrëveshja e Përzhinos ?!

Kaloi afati i Vanhojtit, a do të dështojë marrëveshja e Përzhinos ?!

25 tetor-Përveç kthimit të opozitës në parlament dhe prokurorit të posaçëm, për të gjitha obligimet tjera që dalin nga marrëveshja nuk ka marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të katër partive politike. Nga ajo që mund të supozohet, nuk ka asnjë marrëveshje kryesisht në mes të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Para katër ditëve ndërmjetësi për negociatat për zbatimin e marrëveshjes në Përzhino, Peter Vanhojt tha se udhëheqësit e katër partive politike duhet seriozisht të vendosin se cila është rruga për të cilën duhet të lëviz Maqedonia dhe se në qoftë se në 2-3 ditët e ardhshme ata nuk bien dakord, marrëveshja e Përzhinos do të dështojë. Sot është tashmë dita e katërt pas deklaratës së ndërmjetësi për negociatat, Vanhojt, edhe takimi I djeshëm i liderëve përfundoi pa rezultat, .

A ka dështuar marrëveshja e Përzhinos? Të gjitha afatet kanë kaluar tashmë. Ka një numër të madh të çështjeve të hapura për të cilat nuk ka kompromis. Përveç kthimit të opozitës në parlament dhe prokurorit të posaçëm, për të gjitha obligimet tjera që dalin nga marrëveshja nuk ka marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të katër partive politike. Nga ajo që mund të supozohet, nuk ka asnjë marrëveshje kryesisht në mes të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *