Home / Lajme / Maqedoni / Kardiologë të njohur nga SHBA ligjëruan në USHT (VIDEO)

Kardiologë të njohur nga SHBA ligjëruan në USHT (VIDEO)

Tetovë, 02 Tetor – Dy mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. John Noris dhe Dr. Robin Mantooth, dje para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës mbajtën një ligjëratë kushtuar sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjatë ligjëratës, drejtori i Qendrës për aritmi të zemrës në Clerarwater të Floridës në SHBA, Dr. John Noris, foli për fushën e kardiologjisë para studentëve të USHT-së.

“Mendova që ligjëratën time ta bëja sa më të përshtatshme për studentët, mora si shembull një pacient me insuficiencë kronike të zemrës dhe prezantova para tyre një formë të re të mjekimit të insuficiencës kardiake. U shpjegova studentëve dhe për terapinë që përdoret për këtë mjekim, pra, terapia kardiake risinkronizuese, e cila është një terapi që mund të thuhet se e ka ulur shkallën e vdekshmërisë”, tha Dr. John Noris, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa, drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Emergjente në Norman të Oklahomas së SHBA, Dr. Robin Mantooth paraqiti temën e tërbimit, ku potencoi se rritjen numrit të të prekurve që arin në 60.000 raste në vit.

“Kjo sëmundje është shumë serioze dhe është vështirë të shërohet, andaj kjo sëmundje duhet të trajtohet sa më mirë, nga se është shumë me rëndësi të ndërmerren masa paraprake profilaktike serioze dhe, meqenëse nuk mund të shërohet por vetëm të trajtohet, është shumë me rëndësi që të ndërmerren masa paraprake profilaktike, njofton Televizioni Koha.

Studentja e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Arijana Xhambazi theksoi se këto ligjërata janë një ndihmesë e madhe për studentët, pasi këta mjekë sjellin përvojën e tyre që e kanë krijuar gjatë punës si mjekë në SHBA.

“Përveç eksperiencës së shkëlqyer që na e sjellin profesorët e nderuar nga SHBA, më pëlqeu shumë kjo metodë interaktive e ligjërimit, ku edhe ne studentët e testojmë veten se deri ku jemi me njohuritë dhe marrim pjesë aktive në këto ligjërata”, u shpreh Arjana Xhambazi, raporton Televizioni Koha.

Ndërsa kryetari i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të USHT-së, Blerim Rustemi tha se këto ligjërata kanë një ndikim shumë pozitiv për studentët.

“Prezenca e profesorëve nga SHBA ka një imapkt shumë pozitiv për fakultetin tonë, veçanërisht për studentët, ku këtë gjë e dëshmoi edhe vetë prezenca e tyre. Ne, tani presim që edhe më tej të ndjekim ligjëratat e ardhshme ku do të organizohen edhe punëtoritë nga këta profesorë, me përcjelljen e përvojës së tyre nga SHBA tek studentët e fakultetit tonë”, theksoi Blerim Rustemi, transmeton Televizioni Koha.

Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Zemrës , që i organizon Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të këtij fakulteti. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *