Home / Lajme / Maqedoni / Karvani ‘Bli shtëpi, bli banesë’ vazhdon sot në Tetovë

Karvani ‘Bli shtëpi, bli banesë’ vazhdon sot në Tetovë

21 tetor-Karvani “Bli shtëpi, bli banesë” mban prezantime në qytetet nëpër tërë Maqedoninë, me qëllim ta afrojë projektin deri te secili qytetar i cili ka nevojë për të.

Karvani “Bli shtëpi, bli banesë” sot do të jetë në Tetovë ku do të prezantohen mundësitë që ua ofron shteti qytetarëve për zgjidhjen e çështjes banesore.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave do t’u sqarojnë qytetarëve sa subvencione mund të marrin gjatë blerjes së shtëpisë së re, cili mund të aplikojë dhe cili është procesi i aplikimit.

Në prezantim do të marrin pjesë edhe kompani ndërtimore me ofertë të banesave, si dhe përfaqësues nga bankat të cilat do të qëndrojnë në dispozicion për të gjitha pyetjet e qytetarëve.

Karvani “Bli shtëpi, bli banesë” mban prezantime në qytetet nëpër tërë Maqedoninë, me qëllim ta afrojë projektin deri te secili qytetar i cili ka nevojë për të.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *