Home / Lajme / Maqedoni / Katër partitë letër Jasharit: Të apelojë për votimin e 7 prokurorëve

Katër partitë letër Jasharit: Të apelojë për votimin e 7 prokurorëve

17 tetor-Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Prokurorëve votoi vetëm 7 nga 14 prokurorët e propozuar nga Katica Janeva. Kjo sipas LSDM-së, por edhe sipas garantuesve ndërkombëtarë të marrëveshjes, ishte shkelje e ligjit të votuar paraprakisht me konsensus.

Të gjitha partitë politike kërkojnë zgjedhjen e 7 prokurorëve të mbetur, të cilët nuk i votoi Këshilli i Prokurorëve. Në takimin e mbrëmshëm, partitë politike kanë firmosur një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, nga i cili kërkojnë t’i apelojë Këshillit të Prokurorëve për të votuar edhe pjesën e mbetur të prokurorëve. Gjithashtu, do t’i bëjnë thirrje edhe Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejtë të marrë vendim për iniciativën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për Prokurorinë Speciale.

Ky kompromis erdhi pas vendimit të LSDM-së që të tërhiqet nga bisedimet, derisa të zgjidhet çështja e Prokurorisë Speciale.

Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Prokurorëve votoi vetëm 7 nga 14 prokurorët e propozuar nga Katica Janeva. Kjo sipas LSDM-së, por edhe sipas garantuesve ndërkombëtarë të marrëveshjes, ishte shkelje e ligjit të votuar paraprakisht me konsensus.Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Prokurorëve votoi vetëm 7 nga 14 prokurorët e propozuar nga Katica Janeva. Kjo sipas LSDM-së, por edhe sipas garantuesve ndërkombëtarë të marrëveshjes, ishte shkelje e ligjit të votuar paraprakisht me konsensus.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *