Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli i Prokurorëve as sot nuk miratoi ekipin e Janevës

Këshilli i Prokurorëve as sot nuk miratoi ekipin e Janevës

21 tetor-Që kjo pikë të vihet në rend dite u propozua nga njëri nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve, megjithatë kjo u hodh poshtë nga shumica e anëtarëve të Këshillit.

Këshillim i Prokurorëve Publik në mbledhjen e sotme nuk shqyrtoi kërkesën për dhënien e pëlqimit edhe për 7 anëtarët e tjerë të ekipit të Janevës.

Që kjo pikë të vihet në rend dite u propozua nga njëri nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve, megjithatë kjo u hodh poshtë nga shumica e anëtarëve të Këshillit.

Kreu i Këshillit të Prokurorëve Anevski nuk e pa të udhës që të debatohet rreth kërkesës së Prokurores Speciale Katica Janeva, duke mbrojtur qëndrimin tij se Janeva mund të funksionoj edhe me 7 anëtarë.

Këshilli në fjalë kohë më parë miratoi vetëm 7 nga gjithsejtë 14 anëtarët e ekipit të Janevës, por në shenjë revolte për mosmiratimin edhe të anëtarëve të tjerë, ata nuk dhanë betimin solemn.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *