Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli i prokurorëve të emërojë ekipin e Janevës (VIDEO)

Këshilli i prokurorëve të emërojë ekipin e Janevës (VIDEO)

Shkup, 13 Tetor – Dorëzimi i planit të saj të punës, personelit dhe fondeve në Parlament, qeveri dhe në Këshillin e prokurorëve publik janë të gjitha zhvillime pozitive”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Unionit Evropian në Shkup përshëndesin progresin e deritanishëm në zbatimin e ligjit për hetim të komunikimeve të përgjuara nga Prokurori publik, që paraqet një pjesë kyçe të marrëveshjes politike. Emërimi i shpejtë i Katica Janevës si Prokuror publik për hetim të komunikimeve të përgjuara; propozimi i saj në kohë të ekipit të prokurorëve pranë Këshillit për prokurorë publik; dhe dorëzimi i planit të saj të punës, personelit dhe fondeve në Parlament, qeveri dhe në Këshillin e prokurorëve publik janë të gjitha zhvillime pozitive”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ambasadës së SHBA-së dhe Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup.

“Është me rëndësi kritike që Këshilli i prokurorëve publik të përmbush rolin që i është përcaktuar në ligjin për hetim të komunikimeve të përgjuara dhe të emërojë ekipin e zonjës Janeva, me qëllim që zyra e saj të mund të fillojë përmbushjen e mandatit dhe të bëjë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë formë të presionit politik. Delegacioni i Unionit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë sipas nevojës duke siguruar trajnim dhe mbështetje teknike për zyrën e Prokurorit publik për hetim të komunikimeve”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *