Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit bëhet me Stacione pritëse moderne të transportit publik

Komuna e Gostivarit bëhet me Stacione pritëse moderne të transportit publik

28 tetor-
Për të përuruar vendosjen e tyre, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili theksoi se këto pajisje urbane pos qëndrueshmërisë dhe kualitetit të lartë me të cilën janë punuar, do të reflektojnë edhe pamje të bukur estetike.

Në pesë lokacione brenda qytetit dhe në pesë fshatrat më të mëdha të Komunës së Gostivarit, nga dita e sotme ka filluar vendosja e stacioneve pritëse për transportin publik.

Për të përuruar vendosjen e tyre, në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili theksoi se këto pajisje urbane pos qëndrueshmërisë dhe kualitetit të lartë me të cilën janë punuar, do të reflektojnë edhe pamje të bukur estetike.

“Meqenëse qyteti i Gostivarit e merr pamjen e një qyteti të urbanizuar evropian, edhe pse nuk e kishim përfshi në programin parazgjedhor, me kërkesë të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohen kushte pasagjerëve që udhëtojnë në relacione lokale apo jashtë Komunës së Gostivarit, vendosëm që të vendosim Stacione pritëse me kritere dhe standarde ashtu siç i kanë qytetet e zhvilluara perëndimore. Filluam procedurën në bazë të ligjit për furnizime publike, dhe kompania e mirënjohur “Kartel” e fitoi tenderin. Pasi është firmë gostivarase, pronari i Kompanisë dha maksimumin dhe pa kursyer asgjë që këto pajisje urbane të kenë pamje estetike, konstruksion të fuqishëm dhe të jenë me kualitet të lartë dhe me ndriçim modern”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Në fazën e parë do të vendosen 10 stacione të tilla pritëse për transportin publik, por kryetari Nevzat Bejta tha se në të ardhmen nëse do të paraqitet nevoja, do të porositen edhe të tjera.

“Në bazë të hulumtimeve nga terreni, fillimisht porositëm 10 stacione të tilla të cilat kapin vlerën 1 milion e 200 mijë denarë. Një pjesë e pajisjeve do të vendosen brenda qytetit dhe një pjesë nëpër fshatrat më të mëdha të Komunës së Gostivarit, siç është Çegrani, Forina, Çajla, Debreshi dhe Raveni. Ku do të shohim se ka nevojë, në të ardhmen do të vendosim edhe stacione tjera pritëse”, tha mes të tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Në qytetin e Gostivarit Stacione pritëse do të vendosen në katër pikëqëndrimet kryesore të transportit publik për në fshatrat përreth dhe në bulevardit kryesor të qytetit.

Vendosja e pajisjeve të tilla urbane u mirëpritën nga banorët e Gostivarit, të cilët thanë se stacionet pritëse do tu shërbejnë në çdo stinë të dimrit për tu mbrojtur nga ndikimet negative të kushteve atmosferike.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *