Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit e para me qeverisje elektronike (VIDEO)

Komuna e Gostivarit e para me qeverisje elektronike (VIDEO)

Gostivar, 27 Tetor – Ne si komunë kemi qenë shumë transparente por me aplikimin e këtij projekti transparenca ende më shumë kristalizohet. Besoj se për shkurt kohë ky projekt do të implementohet edhe në praktikë, tha mes tjerash kryetari Nevat Bejta.

Përmes nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes UNDP-së dhe UNCTAD-it, si dhe me mbështete të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim Komuna e Gostivarit fillon me implementimin e sistemit të “e Regulations” (procedurat elektronike), një sistem mjaftë i rëndësishëm në “eGovernment” Qeverisje elektronike i cili është zhvilluar nga “UNCTAD” për të mundësuar informacione për procedurat administrative në mënyrë të qartë dhe transparente, informon Televizioni Koha.

“Për këtë projekt janë shumë falënderues, prandaj në emrin tim dhe qytetarëve të Gostivarit i falënderoj drejtuesit e UNDP-së dhe UNCTAD-it për mbështetjen që na japin. Ne gjatë qeverisjes sonë kemi realizuar shumë projekte të reja që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve të Gostivarit, por ky projekt është tepër i veçantë dhe i rëndësishëm për shkak se bëhet fjalë për qeverisje elektronike dhe qytetarët pa asnjë lloji kompensimi mund të vijnë deri tek informacionet e dëshiruara. Ne si komunë kemi qenë shumë transparente por me aplikimin e këtij projekti transparenca ende më shumë kristalizohet. Besoj se për shkurt kohë ky projekt do të implementohet edhe në praktikë. Ne kemi realizuar shumë projekte me UNDP-në dhe jemi komuna e parë që krijuam këshillin rinor me mbështetje të kësaj organizate”, tha mes tjerash kryetari Nevat Bejta, transmeton Televizioni Koha.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Louisa Vinton përgëzoi drejtuesit e Komunës së Gostivarit për realizimin e projektit, duke shtuar se: “UNDP-ja edhe në të kaluarën ka realizuar shumë projekte me Komunën e Gostivarit që kanë shkuar në dobi të qytetarëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *