Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohen ndryshimet kadrovike në SPB (VIDEO)

Konfirmohen ndryshimet kadrovike në SPB (VIDEO)

Tetovë, 13 Tetor – Kryeshef i ri i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë do të jetë Nevair Shabani zëvendësonë në këtë detyrë kryeshefin e deritanishëm Faredin Zenuni.

Policia e Tetovës sot ka konfirmuar se kryeshef i ri i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë do të jetë Nevair Shabani, i cili vjen në këtë detyrë si inspektorë i lartë policorë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë kryeshefin e deritanishëm Faredin Zenuni.

Në një komunikatë të lëshuar për media, policia konfirmon edhe ndryshime tjera në SPB-në e Tetovës.

“Udhëheqës i policisë kriminalistike është emëruar Berat Mustafi, i cili e ka zëvendësuar Muazam Halilin. Udhëheqës i njësisë për polici është emëruar Sasho Trajçevski, ndërsa i njësisë për zbulim dhe analizë kriminalistike Sonja Nikolovska. Komadant i Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor është emëruar Atanas Beqarski, në vend të Besir Qamilit, i cili prej tash e tutje do të jetë zëvednëskomandant në këtë stacion policorë.Zëvendëskomandant i stacionit policorë në Tetovë është emrëuar Aco Milloshevski” njofton Policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *