Home / Sport / Konfirmon Vucic: Nuk shkoj në Elbasan.. Nuk lejohet asnje simbol i Kosoves

Konfirmon Vucic: Nuk shkoj në Elbasan.. Nuk lejohet asnje simbol i Kosoves

08 Tetor – Megjithëse kishte premtuar, nuk do të jetë pranë lojtarëve serbë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic nuk do të udhëtoj për në Elbasan Arena për ta ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Por, kryeministri serb nuk ka zbardhur arsyen e mos shkuarjes në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që t’iu garantojnë siguri futbollistëve serbë gjatë qëndrimit në tokën shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Pas disa bisedave telefonike me Kryeministrin Rama kam marë vendim që mos të udhëtojë për në Elbasan. Ndërsa si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënojë fuqishëm sulmin e huliganëve nga tifozët shqiptarë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, të garantojnë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, tha kryeministri serb.

Megjithatë, ai vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë dhe atë që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit.

“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, përmes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojmë një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”, përfundoi kryeministri serb.

Shqipëria sonte me fillim në ora 20:45 do të takohet me Kombëtaren serbe në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve për Evropianin “France 2016”.

Por masat e sigurisë të marra për garantimin e saj janë mjaft të forta, njëlloj me vizitat e zyrtarëve të lartë si Presidenti amerikan George W. Bush dhe Papa Françeskut vjeshtën e kaluar.

Por pavarësisht angazhimit të 2300 efektivëve të policisë, në mesin e tyre dhe agjentë civilë mbrëmjen e djeshme pas mbërritjes në Tiranë, autobusi i lojtarëve serbë u qëllua me gur.

Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.

Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në stadium do të lejohen vetëm këto veshje: Shalli me flamurin kuq e zi; Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”; Flamuri kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër; Shalli me mbishkrimin “Plisat”.

Gjithashtu policia bën me dije se nuk do të lejohen banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”; asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Harta Etnike”; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”; Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës; në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *