Home / Lajme / Maqedoni / Kosovë, kryeministri Mustafa sulmohet sërish me vezë

Kosovë, kryeministri Mustafa sulmohet sërish me vezë

Podujevë, 06 Tetor – Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është gjuajtur sërish me vezë nga aktivistët të Vetëvendosjes në Podujevë.

Policia ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie, njofton Lëvizja Vetëvendosje. ‘Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht ‘Zajednicën’ e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare.

Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj Zajednicës’. Kumtesa përfundon me zotimin e Vetëvendosjes se ‘ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë’.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *