Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me diplomatin holandez, Piter Fejt

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me diplomatin holandez, Piter Fejt

28 tetor-Diplomati holandez Piter Fejt si një ndër hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe tani bartës i procesit të “skanimit” të kësaj marrëveshje, falënderoi Kryetarin Thaçi për mendimet rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe për kontributin e PDSH-së në proceset demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me diplomatin holandez nga Instituti Evropian për paqe, Piter Fejt, i shoqëruar nga ekspertët Ivan Shalev dhe Nicole Toppervin, si dhe nga koordinatori i lartë i OSBE-së për marrëdhëniet ndër-etnike, Arno Van Der Pas.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Kryetari Thaçi vlerësoi se edhe 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ajo ka ngecje të konsiderueshme dhe nuk është zbatuar në frymën e saj të vërtetë, me çka e ka humbur edhe kuptimin. Këto çështje PDSH i ka parashtruar edhe në bisedimet gjatë arritjes së marrëveshjes së 2 Qershorit/15 korrikut, e që burojnë nga Platforma Politike e PDSH-së, siç janë: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore (flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve. Kryetari Thaçi gjithashtu vlerësoi se përplasjet mes partive maqedonase janë përplasje virtuale, kurse problemet reale të shtetit janë marrëdhëniet ndëretnike dhe çështja e emrit, andaj zgjidhja e këtyre problemeve do të stabilizonte vendin dhe rajonin, si dhe do të përshpejtonte proceset e integrimit në strukturat euro-atlantike.

Diplomati holandez Piter Fejt si një ndër hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit dhe tani bartës i procesit të “skanimit” të kësaj marrëveshje, falënderoi Kryetarin Thaçi për mendimet rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe për kontributin e PDSH-së në proceset demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Kryetari Thaçi theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *