Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH z.Menduh Thaçi takon ambasadoren e OSBE-së

Kryetari i PDSH z.Menduh Thaçi takon ambasadoren e OSBE-së

08 Tetor – Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 Qershorit 15 korrikut dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e OSBE-së në Shkup realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren, Nina Suomalainen.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut, si dhe për rrjedhën bisedave në kuadër të grupeve të punës, që lehtësohen nga SHBA dhe BE.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 Qershorit 15 korrikut dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për reforma në kodin zgjedhor, si dhe krijimin e mekanizmave me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari Thaçi theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Ambasadorja Suomalainen falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së dhe kontributin e saj në këtë proces, duke shpresuar se zbatimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes do të përfundojë shumë shpejt, pasi që përgatitjet lidhur me zgjedhjet kërkojnë kohë të konsiderueshme.

Në pritje të përfundimit të negociatave rreth legjislaturës zgjedhore, Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadoren e OSBE-së se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *