Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PPD-së, Bexheti takohet me ambasadoren e OSBE-së, Nina Soumalainen

Kryetari i PPD-së, Bexheti takohet me ambasadoren e OSBE-së, Nina Soumalainen

15 tetor-Kryetari Bexheti e informoi ambasadoren për aktivitetet politike të PPD-së si parti më e vjetër politike shqiptare në Ballkanin perëndimor dhe u angazhua për bashkëpunim të mëtejmë me Përfaqësinë e OSBE-së në Shkup.

Sot në selinë e OSBE në Shkup u realizua një takim pune midis kryetarit të PPD-së zotit Nexhat Bexheti dhe ambasadores së OSBE në Maqedoni zonjës Nina Suomalainen.

Gjatë takimit u këmbyen mendime rreth rolit të OSBE-së në Maqedoni, ndihmës së saj në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike nëpërmjet ODIHR dhe bashkëpunimit të saj me farcat politike në vend dhe OJQ.

Kryetari Bexheti e informoi ambasadoren për aktivitetet politike të PPD-së si parti më e vjetër politike shqiptare në Ballkanin perëndimor dhe u angazhua për bashkëpunim të mëtejmë me Përfaqësinë e OSBE-së në Shkup.

Në takim ishin të pranishëm edhe Hajredin Kaza, zavendëskryetar i PPD-së dhe Musli Ferati kryetar i Degës së PPD-së –Tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *