Home / Lajme / Maqedoni / Kundër kazinove në Tetovë

Kundër kazinove në Tetovë

22 Tetor – Tetova përballet me një numër të madh kazino dhe mos ti harojmë një numër të madh edhe të bastoreve.

Faqa e re në fb ”Kunder kazinove në Tetovë” ka shprehur shqetësimin ndaj hapjes së mbi 10 kazinove në Tetovë në kohën e fundit, dhe me të drejtë kërkojnë që organet shtetërore të marin masat e duhura të mbullen këto kazino sepse Tetova nuk është Las Vegas.

Hapja e shum kazinove është e dëmshme pë rininë tetovare dhe për gjith Tetovën sepse shumica tanë ditën punojnë dhe në mbremje i harxhojnë deri denarin e fundit nëpër kazino.

Nuk është vetëm Tetova që përballet me këtë fenomen por edhe në Gostivar është njejtë,çdo kund ka kazino nga qendra e deri tek lagjet më të mbyllura.

Tetova përballet edhe me një numër të madh të bastoreve të pa licencuara të cilat punojnë pa problem duke mos u prekur nga shteti, inspekcionet asnjëherë nuk shkojnë për ti mbyllur a nëse e hap një lokal për ta nxjerë bukën e gojës, inspekcionin e ke tek dera.

Rinia Tetovare duhet të vetëdijësohet dhe të mos i harxhojnë paratë në vende ku i ka kaplu harami, në qoftse keni para për të hudhur jepjani ndonjë familje skamnore që me të vertet ka nevojë për ato para që të fitoni ndonjë sevap sepse jeta është e shkurtur, a zullumi është i madh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *