Home / Lajme / Maqedoni / Kush i ka “rrëzuar” pesë kryeminstrat Maqedonas?

Kush i ka “rrëzuar” pesë kryeminstrat Maqedonas?

20 Tetor – Qenan Aliu i përgjigjet Bdi-së se kush i ka rrëzuar 5 kryeministrat e Maqedonisë nga viti 2002.

Përgjigja e kësaj pyetje do të ishte : – Pes kryeministrat janë ,,rrëzuar,,nga rezultati i votimeve të vetë votuesve maqedonas, kurse BDI, nuk ka rrëzuar asnjë prej tyre. JA FAKTET : – Kryeminstri Lubço Georgievski edhe pas Marëveshjes së Ohrit që ndërpreu kryengritjen, mbeti kryeministër më 2002 në qeverinë e koalicionit të zgjeruar. – Branko Crvenkovski vet dha dorëheqje sepse u kandidua për president të RM, për të cilin BDI bëri ftes publike për mbështetje të kandidaturës së tijë dhe i grumbulloi numër to votave solide nga elektorati shqiptarë. -Hari Kostov u zgjodh kryeministër kuptohet pasi që Cërvenkovki dha dorëheqje pra sepse u kandidua për president. Hari Kostov , erdhi si kryeministër i favorizuar si ekspert dhe mik i afërt i Crvenkovskit por ai nuk është anëtarë dhe anëtarë në asnjë organ të partive politike atëher e sot.

U largua për shkak të planeve të tijë të angazhimit në sektorin privat në biznesin bankar prej nga edhe erdhi. – Vllado Buçkovski, u zgjodh pas .z. Kostov, ai dhe LSDM i humbi zgjedhjet më 2006. Një prej arsyeve të humbjes së Buçkovskit dhe LSDM ishte monopoli në telekomunikimet dhe në sferën e enregjetikës (EVN), pra shitjet të këtyre aseteve publike duhej të bëheshin ndoshta më vonë por këta u realizuan me nguti dhe siç dyshohej edhe atëherë e që sot janë edhe indiciet u bënë duke ligjësuar kriminalitetin në dëm të qytetarëve.

BDI ka patur në qeverisje dy digasteret në qeveri që kan të bëjnë me këta sfera, prandaj edhe është pjesmarëse në këtë shpërdorim. LSDM i humbi zgjedhjet , e ju pse nuk i humbët është çështje tjetër. shqiptarët zgjohen me vonesë,por kur zgjohen dhe nuk bien në gjum deri sa ta arrijnë qëllimin. – Nikolla Gruevski, një dekad as që ka dashtur BDI për ta rëzuar,dhe akoma është premier, por Gruevskin e demistifikuan ,,bombat,, e opozitës, ata dhe presioni nga komuniteti ndërkombëtarë e detyruan të nënshkruaj dorëheqje që duhet ta realizojë më 15 Dhjetorrë 2015-t, Miq të dashur, pa më dyshje se BDI dhe Ali Ahmeti patën shansin ideal të jenë faktor që do të ldentifikonte veprimin e partisë për largim nga qeverisja si momentum që rrëzoi Nikolla Gruevskin si kryeministër.

Fatkeqësisht, ky lidership i implikuar në krime dhe abuzime me pushtetin nga të gjithë të lartëpërmendurit jetësishtë do të mbeten të shantazhuar dhe prandaj barazia e shqiptarëve nga ngelur në ,,hava,, siç do të thoshte populli. E pra kush i rrëzoi pes kryeminstrat ? Askush, kështu mashtrime nuk kapërdihen.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *