Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja për reforma PDSH dega Gostivar, reagon ndaj degradimit të policëve shqiptarë

Lëvizja për reforma PDSH dega Gostivar, reagon ndaj degradimit të policëve shqiptarë

14 tetor-Lëvizja për Reforma thotë se ka raste ku janë avancuar 8 policë maqedonas në vende udhëheqëse në proporcion me 1 polic shqiptar. Policët maqedonas mbeten si kujdestar dhe zëvendës kujdestar ndërsa policët shqiptar të diplomuar mbeten si polic rrugor

Lëvizja për reforma PDSH, dega e Gostivarit ka akuzuar për degradimin e policëve shqiptarë në Stacionin policor të këtij qyteti, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë deklaratat e zv/ministrit të Brendshëm Zimri Qamili se shqiptarët në polici janë avancuar mjaftueshëm. Sipas Lëvizjes për Reforma , MPB-ja po ushtron presione të vazhdueshme psikike kuadrove shqiptarë, ndërsa vendet që duhej tu përkisnin kuadrove shqiptarë, janë zënë nga anëtarë të VMRO-DPMNE-së me dosje kriminale. Lëvizja për Reforma thotë se ka raste ku janë avancuar 8 policë maqedonas në vende udhëheqëse në proporcion me 1 polic shqiptar. Policët maqedonas mbeten si kujdestar dhe zëvendës kujdestar ndërsa policët shqiptar të diplomuar mbeten si polic rrugor. Për këtë situatë Lëvizja për reforma akuzon partinë shqiptare në pushtet për heshtje dhe për tentim të demaskimit të realitetit, duke u munduar që t’i gënjejë qytetarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *