Home / Lajme / Maqedoni / Libra për nxënësit nuk do të ketë edhe disa javë

Libra për nxënësit nuk do të ketë edhe disa javë

26 Tetor – Shkollat nuk do të kompletohen edhe për disa javë të ardhshme me librat, megjithëse të njëjtat do të duhej të ishin në dispozicion të tyre që para 1 shtatorit

Shkollat nuk do të kompletohen edhe për disa javë të ardhshme me librat, megjithëse të njëjtat do të duhej të ishin në dispozicion të tyre që para 1 shtatorit. Por tani që shkollat fajësojnë ministrinë se ka dështuar të bëjë furnizimin e tyre me libra të rinj, Ministria e Arsimit (MASH) ka një arsye zyrtare për këtë problematikë, njofton Koha.

Ministri Abdilaqim Ademi tregon se njëra prej kompanive që paraprakisht ishte kontraktuar prej MASH-it që të bëjë shpërndarjen e teksteve nëpër shkolla është tërhequr për arsye objektive, sikurse thotë ai. “Në disa shkolla ka vonesë me shpërndarjen e librave, pasi njëra kompani është tërhequr për arsye objektive”, pohon Ademi

Fajin për mos furnizimin me libra, Ministri Ademi e hedh te shkollat që sipas tij, ato do të duhej të ishin furnizuar me libra para 1 shtatorit, mirëpo, kjo nuk ka ndodhur sepse shkollat i kanë dërguar kërkesat me vonesë.

“Shkollat duhet të bëjnë kërkesat në kohë dhe të mos presin fillimin e shtatorit. Kur kërkesat bëhen vonë, është shumë normale që edhe tekstet të shkojnë me vonesë”, shprehet ministri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *