Home / Lajme / Maqedoni / Liderët u morën vesh ti vazhdojnë negociatat

Liderët u morën vesh ti vazhdojnë negociatat

24 tetor-Takimin i pari e ka lëshuar lideri i PDSH Menduh Thaçi, pas tij ka dalë lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë mbajtur pak më gjatë me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

Takimi i mesnatës mes liderëve të katër partive më të mëdha në vend, VMRO, LSDM, BDI e PDSH ka mbaruar pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Takimin i pari e ka lëshuar lideri i PDSH Menduh Thaçi, pas tij ka dalë lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski janë mbajtur pak më gjatë me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

Liderët partiakë nuk dhanë deklarata për mediat, me përjashtim të ndërmjetësit Peter Vanhaute.

Ai informoi se nuk është arritur marrëveshje konkrete, por se është optimist se gjërat do të lëvizin përpara. Sipas tij, këtyre ditëve do të vazhdojnë grupet punuese, të cilët duhet të shtjellojnë dhe të arrijnë sa më shpejt deri te zgjidhjet për çështjet kontestuese. Do të vazhdohet edhe me takimet veç e veç me partitë, të cilat sipas Vanhaute kanë qenë më frytdhënëse.

Edhe pse shprehu optimizëm, Vanhaute tha se nuk mund të japë përgjigje precize për atë se kur do të arrihet marrëveshja, por theksoi edhe njëherë që kohë ka mbetur shumë pak dhe se afatet janë duke u afruar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *