Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Nuk ka negociata nëse nuk kompletohet ekipi i Janevës

LSDM: Nuk ka negociata nëse nuk kompletohet ekipi i Janevës

16 tetor-Nga LSDM-ja kërkojnë takim urgjent të katër partive dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për, siç theksojnë, shkeljen e Ligjit për prokurori publike speciale dhe konfirmim e afateve për përmbushjen e obligimeve ligjore

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot njoftoi se negociatat mes katër partive për çështje të hapura nuk do të vazhdojnë derisa nuk respektohet dhe zbatohet Ligji për prokurori publike speciale, gjegjësisht nuk zgjidhen prokurorët e propozuar.

“Këshilli i prokurorëve publik ka për obligim ta respektojë ligjin dhe t’i mundësojë prokurorit publik special ta kompletojë ekipin e bashkëpunëtorëve në pajtim me autorizimet ligjore”, njoftoi LSDM.

Nga LSDM-ja kërkojnë takim urgjent të katër partive dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për, siç theksojnë, shkeljen e Ligjit për prokurori publike speciale dhe konfirmim e afateve për përmbushjen e obligimeve ligjore.

“Theksuam se është në interes të ardhmërisë dhe perspektivës të Republikës së Maqedonisë t’i mundësohet prokurores publike të punojë e pavarur në pajtim me autorizimet ligjore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *