Home / Lajme / Maqedoni / “Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit

“Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit

12 Tetor – Kompania amerikane për letra me vlerë para gjykatës së Nju Jorkut më në fund ngriti padi kundër drejtorëve të mëhershëm të “Magjar Telekom” për ryshfet ndaj politikanëve të Maqedonisë.

Kompania amerikane për letra me vlerë para gjykatës së Nju Jorkut më në fund ngriti padi kundër drejtorëve të mëhershëm të “Magjar Telekom” për ryshfet ndaj politikanëve të Maqedonisë. NOVA ekskluzivisht e ka marrë aktakuzën nga amerikanët, në të cilën tani janë inkorporuar dhe dokumentuar dëshmitë e ish-zbuluesit Sllobodan Bogoevski dhe njohuritë e tij për skemën korruptive, transmeton Fakte.

Përvec aktakuzës, NOVA ka pranuar edhe dokumentet të cilat KLV e SHBA-së përmend si më relevante: dy versionet e Protokolit të nëshkruar për bashkëpunim, Non-pejpërin, memorandumin e Dejan Mickoviqit, Jovan Pejkovskit dhe Ljupco Farmakovskit deri te Qeveria për propozim kontratën e parë të MATAV (Magjar Telekom), si dhe vetë propozim-kontratën, plus edhe dhjetëra imejl korrespodencë në mes të akuzuarve dhe persona të tjerë të kycur në aferë.

Në aktakuzën me datë 08 tetorë 2015, KLV e SHBA-së akuzon Elek Shtraub, Andrash Balog dhe Tomash Morvai se në fund të vitit 2004 janë kycur në skemë për korruptim të politikanëve të Maqedonisë si kompenzim për më tepër aktivitete që do të sillnin beneficione për punëdhënësin e tyre Magjar Telekom. Sipas dokumenteve interne të kompanisë hungareze, vlera që Magjar Telekom do të fitonte nga aktivitetet në Maqedoni, gjatë katër viteve në vijim (2004-2008) do arrinte mes 37 dhe 68 milion euro.

KLV tregon se kanë qenë të premtuara 19.6 milion euro kryeministrit të atëhershëm Vllado Buckovski dhe përfaqësuesve të BDI-së: Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, por kanë qenë të paguara vetëm 4.8 milion euro pasi skema është zbuluar.

Në qendër të vëmendjes janë dy kontrata të fshehta, Protokoli për bashkëpunim ku janë cekur lëshimet të cilat politikanët i kanë premtuar dhe Non-pejrëri, në të cilin është cekur ryshfeti. Duke vërtetuar se mu ky Non-pejpër, i nënshkruar nga Buckovski dhe Shtraub, është baza kriminale pas Protokolit për bashkëpunim, prokuroroët amerikan e mbështesin me dëshminë e Bogoevskit.

“Mitoja e premtuar ka qenë 19.6 milion euro dhe është dashur të u paguhet kryeministrit të atëhershëm Vllado Buckovski dhe funksionerëve të lartë nga partneri shqiptarë i koalicionit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Të akuzuarit kanë paguar rrth 4.875 milion euro nga shuma e premtuar për ryshfet para se të zbulohej skema në vitin 2006”, thuhet në akuzë.

Amerikanët vërtetojnë se të akuzuarit i kanë larë paratë të dedikuara për ryshfet nëpërmjet kontratave të rrejshme konsultante me kompani të kontrrolluara nga ana e ndërmjetësve të tyre grek gjatë pagesës dhe ko-konspiratori Dimitris Kondominas.

“Për të i fshehur tragjet, të akuzuarit i kanë lënë Protokolin për bashkëpunim dhe Non-pejpërin tek Kondominas në Athinë, Greqi; i kanë strukturuar kontratat e rrejshme konsultante në mënyrë që do t’i iknin konrollit nga bordi i drejtorëve; kanë instaluar softuer special në kompjutorët e tyre për t’i shkatërruar provat; dhe kanë nënshkruar certifikata dhe nën-certifikata të rrejshme në lidhje me raportet e Magjar Telekom para KLV të SHBA-së”, thuhet në akuzë.

Protokoli për bashkëpunim, sic cekin, përmban katër lëshime kyce në favor të Magjar Telekom: së pari, kufizon hyrjen e operatorit të tretë cellular në tregun e Maqedonisë; së dyti, zvogëlon cmimin e licencave për frekuenca për Telekomunikacionin e Maqedonisë; së treti, qeveria jep pëlqim për ribrendimin e MakTel (Mobimak) në T-Mobile dhe T-Com; dhe së katërti, qeveria premton se do të aprovoj aktet nënligjoretë ligjit të sapomiratuar për komunikacione elektronike sic kishte propozuar Magjar Telekom.

Nga ana tjetër, Protokoli parasheh vetëm dy obligime për Magjar Telekom: e para, kërkon nga Telekomunikacioni i Maqedonisë të paguaj dividendën për vitin 2004 në shumë prej 95 milion euro, nga të cilat 44.8 milion euro të dedikuara për qeverinë si bashk-pronarë. Edhepse dividenda është pjesë e profitit tanimë të fituar, i cili ka qenë në disponim për pagesë akcionarëve, Magjar Telekom nuk e ka bërë këtë që të fitojë përparësi nëbisedimet.

E dyta, si gjest ndaj partnerit koalicionues shqiptar të pakicës në Qeveri, Magjar Telekom është pajtuar që nënkompania e tyre Mobimak të “ zgjërojë rrjetin e saj në Kosovë” nëpërmjet operatit virtuel celular. Obligimi i fundit nga Protokoli asnjëherë nuk është plotësuar, dhe sipas dëshmisë së njërit nga të akuzuarit Andrash Balog, asnjëherë nuk kanë pasur qëllim që ta realizojnë.

Me Non-pejpërin, në kompenzim për lëshimet e parapara me Protokolin, Shtraub është pajtuar të paguaj ryshfet në vlerë prej 7.5 milion euro në tri pjesë: “2.5 milion euro në ditën e nënshkrimit të Protokolit; 2.5 milion euro deri më 30 dhjetor 2005 dhe 2.5 milion euro në qërshor të vitit 2006”. Nga këta 7.5 milion euro, një e treta kanë qenë të dedikuara për Buckovskin (përfaqësues të palës A”) dhe 5 milion euro dy politikanëve më të fuqishëm shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi (të identifikuar në dokument si “miqtë” nga Tetova (A.A. dhe M.XH.)”).

Sipas akuzës së re të KLV, pjesa e parë e pagesës së ryshfetit është “larë” nëpërmjet tre kontratave të rrejshme konsultante me “Cepteks Holldings”, kompani e kontrolluar nga ndërmjetësi grek Dimitris Kondominas. “Në kohën e nënshkrimit të kontratave, shërbimet qe i kanë paraparë kanë qenë paraprakisht të plotësuara, prandaj kompania e Kondominas nuk ka pasur nevojë të japë asnjë shërbim. Pasi që kontratat kanë qenë të shkruara dhe të nënshkruara “Capteks” menjëherë ka lëshuar fatura për shumën e plotë të paraparë dhe ka bërë pagesën e parave. Kontratat kanë qenë të bëra me datë të vjëtër për të fshehur mungesën e biznes qëllimit legjitim”, shkruan në akuzë, transmeton Fakte.

Në tërësi, të akuzuarit kanë bërë gjashtë kontrata të rrejshme me kompani të kontrolluara nga ana e Kondominas. Kondominas, përndryshe, filloi ndërtimin e njërës nga ndëresat baroke në qendrën e Shkupit, të cilat janë pjesë e riveshjes së qytetit me projektin Skopje 2014. Ai posedon edhe biznese të tjera të levërdishme në Maqedoni.

Sic kishte raportuar edhe më herët NOVA, prokuroria e Maqedonisë gjithashtu ka zbatuar hetim të gjërë në të cilin kanë qenë të kycura më tepër organe të hetimit ndër të cilat Drejtoria për parandalimin e larjes së parave dhe finansimin e terrorizmit dhe Drejtoria për të Hyra Publike. Prokuroria e Maqedonisë posedon edhe qindra dokumente, deri tek të cilat arriti NOVA, me prova për para të transferuara nga llogaritë e holding kompanive të Telekomuniokacionit të Maqedonisë, “Kameni most komunikacii SHA Shkup në likuidim”.

Më 27 gusht 2008, me iniciativë të Drejtorisë për parandalimin e larjes së parave dhe finansimin e terrorizmit, Prokuroria publike ka propozuar, ndërsa gjykatësi hetues ng Gjykata themelore Shkupi 1 sjell vendim për konfiskimin e parave dhe ndalimin e përkohshëm të transakcioneve të kompanisë “Kameni most komunikacii SHA Shkup në likuidim”.

“Si indicione për transakcione të dyshimta, në propozimin janë cekur rrethanat që pjesa më e madhe e hyrjeve të parave në “Kameni most komunikacii SHA” janë në bazë të dividendave nga “Telekomunikacionet e Maqednoisë”, shuma të mëdha të mjeteve të cilat “Kamenimost komunikacii” i fut në llogarinë e saj, ndërkohë që në nëntor 2005 është ngritur procedurë për falimentim” thuhet në vendimin. Drejtoria për parandalimin e larjes së parave ka gjetur edhe prova për pagesën e rreth 7 milion euro për shërbime konsultante për periudhën nga 2001 deri 2005, për cka dyshon se aspak nuk janë kryer.

Në favor të faktit se pushtetarët në Maqedoni kanë qenë të njoftuar me detajet e aferës flet edhe biseda në një nga “bombat” e opozitës mes Martin Protugjerit dhe Gordana Jankullovskës reth asaj se si të koordinohen me prokurorin Zvërlevski për sic thotë Protugjer strategji të përbashkët. Kjo bisedë mes tjerash është edhe një provë tjetër për ndërhyrje të jashtëligjshme të pushtetit egzekutiv në punën e organeve të gjyqësisë. Duke e marrë parasysh mandatin e Prokurorit special kjo bisedë telefonike nga “bombat” jep të drejtë që Prokurori special ta marrë rastin nga sirtarët ku po mbahet tanimë disa vite i mbyllur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *