Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Përzhinos mund të dështojë nga keqinterpretimi dhe përkthimi i pasaktë

Marrëveshja e Përzhinos mund të dështojë nga keqinterpretimi dhe përkthimi i pasaktë

23 tetor – Problemi më i madh ndërmjet partive politike, të cilat janë drejt rrugës për ta përmbysur “Marrëveshjen e Përzhinos, është Ligji për ndalimin e “bombave” dhe Ligjin për Qeverinë

Problemi më i madh ndërmjet partive politike, të cilat janë drejt rrugës për ta përmbysur “Marrëveshjen e Përzhinos, është Ligji për ndalimin e “bombave” dhe Ligjin për Qeverinë, njofton Portalb.

Nga VMRO- DPMNE kërkojnë që me Ligjin për moratoriumin e “bombave” të përfshihen të gjitha materialet e përgjuara dhe insistojnë dënime me burg për përfaqësuesit e mediave të cilat o t’i publikojnë. Nga LSDM-ja kundërshtojnë propozimin e këtillë dhe angazhohen për ndryshime vetëm të Kodit Penal, ku për posedim të materialeve të përgjuara, dënimet do të ishin më rigoroze.

Ndërmjetësuese Piter van Hojte deklaroi se ai ligj duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.

– Ligji për “bombat” duhet të jetë në vijë edhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Nëse keni ambicie të bëheni anëtarë të BE-së një ditë, duhet që legjislacioni të jetë në vijë me standardet evropiane. Shumë shpejt do ta mësojmë se si do të duket ligji, këtë duhet ta vendosin grupet e punës- tha ndërmjetësi.

Nga VMRO- DPMNE-ja insistojnë që ministrat që do të futen në Qeveri sipas Marrëveshjes së Përzhinos, të jenë vetëm persona teknik, pa shumë autorizime dhe kompetenca. LSDM-ja angazhohet që ata të kenë kompetenca sikurse të gjithë ministrat e tjerë në Qeveri.

Gjithashtu, nga partia në pushtet duan që zëvendësministrat të kenë të drejtën e vetos për të gjitha çështjet, kurse nga LSDM-ja insistojnë mbeten në qëndrimin se të drejtën e vetos zëvendësministrat të kenë vetëm për çështjen që ka të bëjë me zgjedhjet.

Këto çështje kontestuese me siguri pasojnë nga interpretime të ndryshme të Marrëveshjes së Përzhinos. Ja se çfarë saktë parasheh në gjuhën maqedonase ( në përkthimin e Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian- QMAE ):

Pika 6, paragrafi 1:

Më 20 tetor 2015, ministër i ri i punëve të brendshme do të emërohet me propozim të LSDM-së, por pas konsultimeve me VMRO- DPMNE -në. Ministri i cili do të emërohet do të kryej funksion si person teknik (funksionar).

Edhe në gjuhën angleze:

On 20 October 2015, a new Minister of Interior shall be appointed upon nomination by SDSM and after consultation with VMRO-DPMNE and DUI. This Minister shall be a technical appointment.

Lidhur me materialet e përgjuar në gjuhën maqedonase (sërish sipas QMAE-së) thuhet:

Do të ndërpritet publikimi shtesë i materialeve të përgjuara. Pas kthimit të LSDM-së në Kuvend, të gjitha materialet që posedon LSDM ose cilido faktor do të dorëzohen te prokurori publik për veprimin urgjent të tij.

Edhe në anglisht:

With immediate effect there shall be no futher publication of any wiretap material. Upon the SDSM’s return to parliament, all of the material in possession the SDSM or any other actor will be handed over to the publik prosecutor for immediate action.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *