Home / Lajme / Maqedoni / ‘Maxhar Telekomi’ në duar të gjykatës speciale (VIDEO)

‘Maxhar Telekomi’ në duar të gjykatës speciale (VIDEO)

Shkup, 03 Tetor – Skandali korruptiv me Telekomin e Maqedonisë që njihet si “Magyar Telekom” sipas të gjitha gjasave do të shkojë për hetim special në Gjykatën Speciale.

Kjo bëhet e ditur nga burime të opozitës, që për INA kanë theksuar se ky rast do të kalojë në këtë gjykatë, pasi që ka biseda të përgjuara lidhur me këtë rast në relacionin midis disa politikanëve dhe prokurorëve.

Nga ana tjetër gjasat janë më të mëdha, për shkak se Prokurorja Lile Stefanova, e zgjedhur tani në ekipin e prokurorëve të Gjykatës Speciale në duart e saj ka pasur këtë rast për ta hetuar.
Pikërisht ajo para 10 ditëve ka hapur procedurën hetimore, ku ka dëgjuar ish shefin e policisë sekrete, Slobodan Bogoevski.
Rasti “Magyar Telekom” pritet të trondisë politikën aktuale, për shkak se në shesh do të dalin shumë protagonistë të skenës politike.
Gjykata e New York-ut publikoi një dëshmi ku sipas saj në rastin “Magyar Telekom”, drejtorët e kësaj kompanie telefonike që bëjnë pjesë si aksionar dominant në Telekomin e Maqedonisë kanë dhënë 7,5 milionë euro mito tek ish-kryeministri Vllado Buçkovski, zëvendësi i tij i dikurshëm Musa Xhaferi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Por këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat e Bogoevskit, duke i quajtur shpifje dhe konstruksione që do të zbardhen nga drejtësia. Bogoevski deklaratën e tillë në formë dëshmie e ka dhënë para Gjykatës Amerikane të New York-ut, e cila ka nisur hetimet për rastin, ku është e përfshirë edhe FBI.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *