Home / Lajme / Maqedoni / Më pak vjedhje se vitin e kaluar (VIDEO)

Më pak vjedhje se vitin e kaluar (VIDEO)

Tetovë, 16 Tetor – Është karakteristikë se vjedhësit kur kanë hyrë në shtëpi kanë kontrolluar të gjithë hapësirat dhe në veçanti ata kanë vjedhur ar, të holla por edhe mjete si celular, kompjutor, televizor, sisteme muzikore por edhe aparate për në shtëpi.

Në nëntë muajt e kaluar në sektorin për punë të Brendshme të Tetovës janë regjistruar 501 vjedhje të rënda edhe atë në Tetovë kanë ndodhur 229 vjedhje edhe në Gostivar 272 vjedhje. Në periudhën e njejtë kohore vitin e kaluar ka pasur 833 vjedhje që do të thotë se vjedhjet janë ulur për 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Televizioni Koha.

Numri më i madh i vjedhjeve, gjegjësishtë 171, kanë ndodhur në shtëpi, 38 në vetura dhe 33 në banesa. Dëmi i përgjithshëm nga vjedhjet është 18.500 mijë denarë.

Vjedhjet më të mëdha janë bërë duke hyrë me forcë dhe duke thyer derët, dritaretedhe xhamat e makinës. Në numrin më të madh gjatë vjedhjes pronarët nuk kanë qenë në shtëpi por edhe kanë qenë jashtë shtetit.

Është karakteristikë se vjedhësit kur kanë hyrë në shtëpi kanë kontrolluar të gjithë hapësirat dhe në veçanti ata kanë vjedhur ar, të holla por edhe mjete si celular, kompjutor, televizor, sisteme muzikore por edhe aparate për në shtëpi, njofton Televizioni Koha.

Produketet e vjedhura janë duke u shitur në tregun e zi, ku edhe në të shumtën e rasteve vjedhjet janë zbardhur. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *