Home / Lajme / Maqedoni / Mijalkov vërtetoi ngjarjen në Beograd: Nuk e kontrollova fare çantën

Mijalkov vërtetoi ngjarjen në Beograd: Nuk e kontrollova fare çantën

17 tetor-Në një deklaratë për Pres 24, Mijalkov theksoi se gjatë nisjes për në rrugë e ka marr me veti çantën të cilën nuk e ka kontrolluar, dhe pistoleta është zbuluar në rengen në aeroportin e Beogradit, por megjithatë ka dhënë një arsyetim të shkurtër dhe e ka vazhduar rrugën.

sh drejtori i policisë së fshehtë, Sasho Mijalkov e vërtetoi ngjarjen në aeroportin e Beogradit ku, ashtu si u publikua dje, është prangosur menjëherë pasi që është lëshuar aeroplani dhe iu është gjetur pistoletë.

Në një deklaratë për Pres 24, Mijalkov theksoi se gjatë nisjes për në rrugë e ka marr me veti çantën të cilën nuk e ka kontrolluar, dhe pistoleta është zbuluar në rengen në aeroportin e Beogradit, por megjithatë ka dhënë një arsyetim të shkurtër dhe e ka vazhduar rrugën.
Përndryshe, ai shtoi se bëhet fjalë për pistoletë private të cilën e posedon me leje, dhe jo pistoletë zyrtare nga MPB, gjegjësisht e njëjta është dorëzuar pas përfundimit të funksionit si drejtor i DSK-së.
Sido qoftë, parashtrohet pyetja se si ka arritur që t`i ikë kontrollit në aeroportin e Shkupit prej ku ka udhëtuar për në Beograd?

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *