Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i policisë Cavkov largohet, në vendin e tij vjen një kandidat i LSDM-së

Ministri i policisë Cavkov largohet, në vendin e tij vjen një kandidat i LSDM-së

19 Tetor – Llazo Velkovski dhe Rade Jankovski janë kandidatë më seriozë për ministër të punëve të brendshme, që do të propozohet nga LSDM-ja, shkruan Fokus.

Sipas këtij portali, Vellkovski është shef Drejtorisë për punë të brendshme në Shkup, kurse Jankovski i cili vjen nga Strumica, tani është pensionist, kurse në vitin 2006, me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, nga shef i policisë kufitare është degraduar në inspektor në stacionin policor Qendër.

Fokus poashtu shkruan se si pasardhës të mundshëm të ministrit aktual Çavkov, përmenden edhe ish ministri i punëve të brendshme Siljan Avramovski , Vlladimir Pivovarov, Mirosllav Stojanovski, Goran Mitevski dhe Zoran Dorevski.

Këto informata nuk janë konfirmuar zyrtarisht në LSDM. Zgjedhja e ministrit të ri duhet të bëhet më 20 tetor (nesër). Që të zgjedhet kandidati i propozuar prej LSDM-së, duhet opëlqim dhe prej VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. BDI është pajtuar që postin e zëvendësministrit të brendshëm të ja lirojë VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *