Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet rebalansi i buxhetit të komunës (VIDEO)

Miratohet rebalansi i buxhetit të komunës (VIDEO)

Tetovë, 15 Tetor – Këshilli i komunës së Tetovës ka miratuar rebalansin e Buxhetit të komunës së Tetovës për këtë vit.

Me këtë rast këshilltarët kanë dhënë dritë jeshile që buxheti të plotësohet me të hyra shtesë për projekte infrastrukturore. Këtë e ka konfirmuar Hisen Xhemaili, i cili tha se bëhet fjalë për mjete shtesë me vlerë rreth një milion euro.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me pjesën e inkorporimit të tanimë vendimeve të sjellura nga ana e agjencionit për zhvillim rural me çka komunës së Tetovës, i miratohet projekte me vlerë afër një milion euro dhe këto mjete parashihen në buxhetin e komunës, dhe më pas do të ketë edhe shpallje të procedurave të tenderimit, për realizimin e të njejtave. Bëhet fjalë për rrugën Shipkovicë-Brodec, rruga Tetovë-Banja e Tetovës, projekti për miratimin dhe përpunimin e Planeve Detale Urbanistike për Reçicën e madhe dhe të vogël, Porojin, Xhepçishtin, ku ne vlerësojmë se janë ndryshime rrënjësore, që do ta përmirësojnë infrastrukturën në komunën e Tetovës” deklaroi Xhemaili.

Gjatë seancës së sotme janë miratuar edhe shumë pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me planet urbanistike, raportetfinanciare të ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë, vendimi për shumën e kompensimeve për shërbimet në varrezat ortodokse në Tetovë, vendimi për miratimin e kërkesës nga bashkësia vendore e Reçicën e Madhe për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *