Home / Lajme / Maqedoni / MPB largon shqiptarët nga pozitat udhëheqëse!

MPB largon shqiptarët nga pozitat udhëheqëse!

10 Tetor -Më pak se një javë para ardhjes së kuadrit opozitar në krye të MPB-së, kjo ministri me të madhe po punon për vendosjen e kuadrove të dëgjueshëm të VMRO-së në pozita adekuate udhëheqëse

Më pak se një javë para ardhjes së kuadrit opozitar në krye të MPB-së, kjo ministri me të madhe po punon për vendosjen e kuadrove të dëgjueshëm të VMRO-së në pozita adekuate udhëheqëse.

Pas sjelljes së sistematizimit të ri, gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme ka vijuar me shpërndarjen e vendimeve të reja m[spn Fakte nga burime në MPB.

Por, ajo që bie në sy është largimi i atyre pak shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse.

Fakte mëson se, për shembull, në Sektorin për punë të brendshme në Kumanovë prej nesër asnjë shqiptarë nuk do jetë në pozitë udhëheqëse. Kryeshefi i Sektorit, i policisë së uniformuar, i policisë krimialistike, i analitikës, komandanti i policisë së komunikacionit si dhe i stacionit policor në Kumanovë, që të gjithë janë emëruar nga bashkësia etnike maqedonase. Gjithashtu Komandantët e stacioneve kufitare Bellanoc, Sopot dhe Tabanoc janë emëruar maqedonas (edhepse deri më tani në Goshicë dhe Bellanoc deri më tani ka qenë shqiptar).

Siç kupton Fakte, edhe në konkursin e fundit për pranimin e 600 punonjësve të rinj, vetëm 46 ose ,ë pak se 8% janë shqiptarë, me çka në mënyrën më flagrante thyhet Kushtetuta e Maqedonisë, respektivisht Amandamenti kushtetues për përfaqësim të barabartë dhe adekuat të bashkësive etnike.

Tani për tani zëvendës ministri për punë të brendshme Zemri Qamili ngelë i shurdhë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *