Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi jep dorëheqje brenda javës

Musa Xhaferi jep dorëheqje brenda javës

19 Tetor – Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi sipas të gjitha gjasave do të japë dorëheqje nga posti qeveritar, shrkuan “Fokus” duke u thirrë në burime partiake të BDI-së.

Ekzistojnë dy opsione për tërheqjen e Xhaferit, transmeton “Lajm”. Opsioni i parë është dorëheqja të ndodhë gjatë kësaj jave, me zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj nga radhët e LSDM-së, kurse opsioni i dytë është që Xhaferi të largohet në dhjetor, kur do të japë dorëheqje edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Dorëheqja e Xhaferit brenda qarqeve partiake komentohet si pjesë e reformave të kërkuara në parti. Emri i Xhaferit, bashkë me Ali Ahmetin, është përmendur edhe në dëshminë e ish agjentit Vlladimir Bogoevski, para gjykatës së Nju Jorkut ka thënë se bashkë me ish kryeministrin Vllado Buçkovski, kanë marrë miliona euro për të vazhduar monopolin e “Magjar Telekomit” në tregun e telekomunikacioneve në Maqedoni.

Ende nuk është e qartë nëse Ahmeti do të jetë pjesë e reformave të paralajmëruara në BDI, respektivisht nëse edhe ai do të japë dorëheqje pas Xhaferit. “Lajm” bëri tentime të kontaktojë me Xhaferin, por ai nuk përgjigjet në thirrjet tona telefonike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *