Home / Lajme / Maqedoni / Musa Xhaferi në SHBA, a po merret në pyetje për Maxhar Telekom-in?!

Musa Xhaferi në SHBA, a po merret në pyetje për Maxhar Telekom-in?!

15 Tetor – As në BDI, e as në kabinetin e tij në Qeveri, dje nuk kanë zbuluar se cili është qëllimi i vizitës së tij, nëse bëhet fjalë për udhëtim zyrtarë apo privat.

Njëri nga të dyshuarit kryesor në aferën “Maxhar Telekom”, zëvendës kryeministri Musa Xhaferi për momentin gjendet në SHBA ku këtyre ditëve është ngritur aktakuzë kundër tre ish drejtorëve për korruptim të politikanëve maqedonas. As në BDI, e as në kabinetin e tij në Qeveri, dje nuk kanë zbuluar se cili është qëllimi i vizitës së tij, nëse bëhet fjalë për udhëtim zyrtarë apo privat. Nuk ka përgjigje nëse vizita është e ndërlidhur me hetimin për “Maxhar Telekom” dhe se Xhaferi është thirrur për të dëshmuar në gjykatën në Nju Jork, shkruan “Utrinski Vesnik”, transmeton SHENJA.

Në BDI mbizotëron heshtje pas informacioneve që arritën nga SHBA se është ngritur aktakuzë kudër tre ish drejtorëve të “Maxhar Telekom”, të cilët thuhet se kanë korruptuar politikan të Maqedonisë, mes tyre ish kryeministrin Vllado Buçkovski, zëvendëskryeministrin aktual Musa Xhaferi si dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Nuk ka informacione nëse dy nga funksionarët kyç të BDI-së, kanë ngritur padi penale kundër ish njeriut të parë të DSK-së Sllobodan Bogoevski, ashtu siç paralajmëruan në opinion pas publikimit të përmbajtjes së dëshmisë së tij, në të cilën në mënyrë direkte i etiketon Ahmetin dhe XHaferin si “partnerët nga Tetova” të cilëve u është ofruar mito.

Nuk ka pasur përgjigje as në lidhje me atë se a do të ankohen në Komisionin për letra me vlerë Amerikane, duke ditur faktin se ai ka marrë parasysh dëshminë e Bogoevskit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *