Home / Lajme / Botë / NATO-ja dënon shkeljen e hapësirës ajrore turke nga Rusia

NATO-ja dënon shkeljen e hapësirës ajrore turke nga Rusia

05 Tetor – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sot shkeljet e papranueshme të hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve luftarakë rusë.

Menjëherë pas shumë incidenteve të avionëve rusë dhe turq në kufirin turko-sirian ka reaguar sekretari i Nato-s.

“I kërkoj Rusisë të respektojë plotësisht hapësirën ajrore të NATO-s dhe të evitojë një përshkallëzim të tensioneve me Aleancën”, deklaroi Stoltenberg në një komunikatë, ndërkohë që marrëdhëniet mes Moskës dhe Aleancës janë shumë të tensionuara për shkak të krizës ukrainase.

“Veprimet e Rusisë në Siri, nuk ndihmojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, vlerësoi Stoltenberg në një komunikatë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka mbledhur urgjentisht të 28 Aleatët për një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut sot në mbrëmje.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *