Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë festohet kualifikimi i kombëtares

Në Tetovë festohet kualifikimi i kombëtares

12 tetor-Për dallim nga humbja me Sërbinë ku në Tetovë u regjistrua edhe një incident kësaj radhe tetovarët treguan nivel të lartë të kulturës së festës duke ndarë gëzimin me miliona shqiptarë anembanë botës për këtë arritje të madhe të futbollit shqiptarë.

Qindra tetovarë nuk janë përmbajtur nga gëzimi për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë vitin e ardhshëm.Me të përfunduar ndeshja kundër Armenisë ku kombëtarja e fitoi bindshëm me rezultat 0-3, rrugët e Tetovës janë vërshuar nga shumë qytetarë dhe grupi i tifozëve “Ballistët” të cilët festuan bashkërisht këtë moment historik. Festa ka zgjatur me orë të tëra në rrugët dhe bulevardet e Tetovës ndërsa nuk kanë munguar edhe brohoritjet e ndryshme të shoqëruara edhe me flamuj kombëtarë dhe fishekzjarre. Poashtu gjatë kësaj feste janë vërejtur edhe shumë vetura të cilët kanë qenë të stolisura me flamuj dhe kanë bërë xhiro në Tetovë duke festuar kështu njërin nga momentet më të rëndësishëm të futbollit shqiptarë kualifikimin në kampionait Evropian të kombëtares shqiptare. Për dallim nga humbja me Sërbinë ku në Tetovë u regjistrua edhe një incident kësaj radhe tetovarët treguan nivel të lartë të kulturës së festës duke ndarë gëzimin me miliona shqiptarë anembanë botës për këtë arritje të madhe të futbollit shqiptarë. Festa të këtilla mbrëmë mënjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka pasur në shumë qytete të tjera ku jetojnë shqiptarët si në Gostivarë, Shkup, Tiranë, Prishtinë, Mal të zi, Zvicër dhe gjithandej.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *