Home / Lajme / Maqedoni / Në vend të shenjave të gishtave fotografitë e votuesve (VIDEO)

Në vend të shenjave të gishtave fotografitë e votuesve (VIDEO)

Shkup, 15 Tetor – Në vend të shenjave të gishtave, në Listën Zgjedhore do të qëndrojnë fotografitë e votuesve.

Ky është një nga kompromiset në kuadër të Kodit Zgjedhor, të arritur nga partitë politike. Për këtë qëllim do të shfrytëzohet baza e të dhënave në Ministrinë e Brendshme, përkatësisht fotografitë për dokumentet biometrike. Pastrimi i listës do të kryhet me ndërthurjen e bazave të të dhënave nga disa institucione dhe kontroll të pakufizuar në terren.

Metodologjia e kontrollit do të konfirmohet në mënyrë plotësuese me akte nënligjore, por që tani ka interpretime të ndryshme për termin ‘kontroll i pakufizuar’. Kjo për LSDM-në nënkupton kontroll të plotë të listës zgjedhore, ndërsa për BDI-në, kontroll vetëm të adresave kontestuese. Tre njësitë zgjedhore të diasporës do të shndërrohen në një njësi zgjedhore, ndërsa do të vendoset prag prej 6 400 votash për një deputet. Nëse ndiqet tendenca e zgjedhjeve të fundit, VMRO DPMNE-ja do të fitonte 1 deputet në diasporë dhe eventualisht 1 deputet partitë shqiptare.

Për KSHZ-në nga ana tjetër është akorduar mekanizëm i ri votimi, me të cilin secili anëtarë mund të kërkojë rishqyrtim të vendimeve. Sidoqoftë, nuk është miratuar Badenteri i kërkuar nga partitë shqiptare, ndërsa me mekanizmin e ri nuk mund të bllokohen vendime, por vetëm të zvarriten deri në Gjykatën e Lartë Administrative.

Nga opozita thonë se pavarësisht marrëveshjes për diasporën, listën zgjedhore dhe KSHZ-në, Kodi Zgjedhor nuk është mbyllur tërësisht dhe mbeten të hapura çështje të rëndësishme. Mes tyre është edhe kufizimi i shpenzimeve për fushatë.

Aktualisht, partitë mund të shpenzojnë deri 180 denarë për votues të regjistruar, por partia që ka shpenzuar më së shumti ka qenë VMRO DPMNE-ja, me 46.7 denarë për votues. Propozimi i ndërkombëtarëve është që shpenzimet të kufizohen në 25 denarë për votues të regjistruar, që është e pranueshme për LSDM-në, por jo edhe për pushtetin. Çështje të hapura mbeten edhe prezantimi mediatik dhe rritja e përfaqësimit të grave me 40% në listat zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *