Home / Lajme / Maqedoni / Neziri: BDI mund ta braktisë qeverinë, nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos

Neziri: BDI mund ta braktisë qeverinë, nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos

27 Nentor – “Kuptohet se ngelet edhe opsioni i daljes nga qeveria, por për këtë nevojitet debat dhe se duhet të bëhen analiza dhe se duhet të sillen vendime nga organet kompetente

Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos, do të jetë e mundur që BDI-ja ta braktis qeverinë, por para kësaj do të bëjë analizë dhe debatë të gjërë”, ka thënë shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Nezirir në emisionin “360 shkallë” të Televizionit Alsat-M.

“Kuptohet se ngelet edhe opsioni i daljes nga qeveria, por për këtë nevojitet debat dhe se duhet të bëhen analiza dhe se duhet të sillen vendime nga organet kompetente, Këshilli i përgjithshëm dhe Kryesia qendrore me fakte dhe argumente”, ka thënë Neziri.

Lidhur me pyetjen ku në disa degë të BDI-së ende nuk janë zgjedhur kryetar të degës, mes tyre edhe në Kumanovë ku pati një incident ai me përgjigje.

“BDI nuk është iniciator i vrasjeve që ndodhën në Kumanovë. Askush nuk dëshiron të vritet një aktivist i BDI-së, por më së paku të vritet një komandant apo ushtar që ka dhënë kontribut në 2001, të vritet një shoku i jonë.

Ka pasur raste të tilla edhe në zgjedhjet e kaluara kur ishte PPD në qeveri, dhe do punojmë në të ardhmen që të mos ndodhin gjera të tilla. Pra, them se Ahmeti do shkojë në çdo pjesë ku ka shqiptarë, bile -bile edhe në Shtip”, ka thënë Neziri në emisionin “360 gradë”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *