Home / Lajme / Maqedoni / Një dhunë familjare dhe disa vepra tjera penale (VIDEO)

Një dhunë familjare dhe disa vepra tjera penale (VIDEO)

Tetovë, 07 Tetor – Në rastin e parë policia e Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme në një familje Tetovare është denoncuar një rast për dhunë familjare. Në rastin e dytë policia e Tetovës njofton edhe për dy raste të tjera të prerjes së drunjve për djegje pa autorizim në fshatin Tearcë.

Policia e Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme në një familje Tetovare është denoncuar një rast për dhunë familjare. Një vajzë 20 vjeçare me të ëmën e saj ka prononcuar babain e saj nga Tetova për dhunë familjare. Pas një mosmarrëveshje verbale vajza 20 vjeçare disa herë është goditur nga i ati saj me grushta i cili të njëjtën veprim e ka kryer edhe ndaj bashkëshortes së tij.

Fqinjët ishin ata të cilët ndërhynë për të qetësuar familjarët dhe më pas pas konsultimit me prokurorin publik I akuzuari është privuar nga liria dhe pas bisedës me të është lënë I lirë. Pas hetimeve I akuzuari do të ballafaqohet me feltparaqitje adekuate.

*****

Policia e Tetovës njofton edhe për dy raste të tjera të prerjes së drunjve për djegje pa autorizim në fshatin Tearcë, dhe në fshatin Merovë, të dy rastet jane të fotodokumentuar i janë dorezuar policisë malore për procedurë te mëtutjeshme.

*****

Gjithashtu sekretariati i punëve të brendshme të Tetovës njofton edhe për një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur në rrugën lokale Kamjan-Jellovjan ku është përplasur një veture e tipit BMË me një veturë FORD. Si rezultat i kësaj përplasje vozitësi i veturës FORD nga fshati Jellovjan ka marrë lëndime trupore dhe pas trajtimit në spitalin klinik të Tetovës është lëshuar në shtëpi njofton sekretariati i punëve të brendshme në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *