Home / Lajme / Maqedoni / Një person ndez 11 makina në Kumanovë (VIDEO)

Një person ndez 11 makina në Kumanovë (VIDEO)

Kumanovë, 13 Tetor – 11 makina janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në Kumanovë. Policia ka ndaluar një të dyshuar.

11 makina janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në Kumanovë, në 4 lokacione të përafërta. Policia ka ndaluar një të dyshuar, bazuar në kontrollin e kamerave të sigurisë nëpër vendet ku u dogjën makinat. Megjithatë, policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit, por mjaftohet duke thënë se, incidenti nuk është kryer nga grup, por thjesht nga një person. Sektori për punë të brendshme në Kumanovë kanë dalë në terren për të kryer ekspertizën, 10 orë pas shuarjes së zjarrit. Mënyra se si i është vënë zjarri makinave dhe motivi, ende nuk dihen. Mësohet se personi, rreth të 40-tave, ka qenë në gjendje të dehur, por policia thotë se për momentin nuk ka informacion për këtë, edhe pse sipas saj, i ndaluari është i njohur për vepra të mëparshme.

“Menjëherë pas hetimit fillestar të rastit është arrestuar një i dyshuar dhe me të po punohet për zbardhjen e motivit. Për interes të hetimit, nuk mund t’ju tregoj se personi ka qenë ose jo nën ndikimin e alkoolit, ndërkohë kolegët po punojnë në terren dhe po kontrollojnë kamerat e sigurisë, për të vërtetuar nëse personi ishte vetëm ose kishte shoqërim. Nuk mund t’ju tregoj për motivin dhe qëllimin pasi personi është ende i dyshuar. Ai është i njohur për policinë për vepra penale të mëhershme”, deklaroi Valentina Nikollovska, Zëdhënëse e SPB-së, Kumanovë.

Qytetarët ndihen të shqetësuar për situatën. Ata nuk e besojnë versionin e policisë, madje dyshojnë se vepra mund të jetë kryer nga ndonjë grup i organizuar, si dhe të mund të ketë prapavijë. Nga 11 makinat e përfshira nga zjarri, 2 prej tyre kanë për zot pjesëtarë të policisë.

“Dola t’i hedh mbeturinat dhe pash se vetura ka marrë zjarr. E ftova prindin tim dhe kur dolëm përnjëherë filloi të eksplodoj në pjesën e përparme. Jemi shumë të shqetësuar dhe nuk ndihemi rahat. Tani e tutje unë nuk guxoj ta parkoj veturën time këtu”, tha banori, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër, kumtesa e SPB-së së Kumanovës ishte e cekët. Në të ishin evidentuar vetëm markat e makinave të përfshira nga zjarri dhe pronarët e tyre, ndërsa për kryerësin e veprës kumtohej shkurt se është ndaluar si i dyshuar dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *