Home / Lajme / Maqedoni / Një shqiptar kandidat për deputet në Parlamentin e Kroacisë (VIDEO)

Një shqiptar kandidat për deputet në Parlamentin e Kroacisë (VIDEO)

13 Tetor – Në zgjedhjet për deputet për në parlamentin e Kroacisë që do të mbahen në 8 Nëntor, kandidon për pakicat e minoriteteve edhe një shqiptar, Idriz Sulejmani.

Sulejmani është me origjinë nga Tetova, dhe jeton në Kroaci. Ai kandidon për të përfaqësuar pakicat kombëtare në Kroaci. Idriz Sulejmani është aktivistë i njohur i çështjes kombëtare dhe mik i ngushtë i ish-presidentit kroat, Stjepan Mesiç. Nëse shqiptarët në Diasporën e Kroacisë do të bashkohen të gjithë bashkë për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar Idriz Sulejmanin, atëherë për herë të parë historikisht në Kuvendin e Kroacisë do të kemi një deputet shqiptar i cili do të mbrojë interesat e diasporës shqiptare. Idriz Sulejmani është biznesmen i cili merret me gastronomi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *