Home / Lajme / Maqedoni / Nuk meren vesh për kodin zgjedhor (VIDEO)

Nuk meren vesh për kodin zgjedhor (VIDEO)

Shkup, 13 Tetor – Edhe takimi i djeshëm i 4 partive politike kaloi në frymë destruktive dhe u mbyll vetëm pak minuta pas fillimit.

Zbatimi i Marrëveshjes Politike të Përzhinos assesi të gjejë daljen nga qorrsokaku. Edhe takimi i djeshëm i 4 partive politike kaloi në frymë destruktive dhe u mbyll vetëm pak minuta pas fillimit.

Siç njoftojnë nga partia opozitare LSDM, që në fillim të takimit, ndërmjetësi ndërkombëtar Piter Vanhautte ka shtruar në tavolinën e bisedimeve, propozimet e tij për Kodin Zgjedhor, që kanë dalë kryesisht nga propozimet e partive në bisedime.

Menjëherë pas shpalosjes së propozimeve, përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së kanë kërkuar pauzë të pacaktuar për konsultime brenda-partiake. Pas pritjes së gjatë, deri në orën 2:30 të mëngjesit, më në fund pjesëmarrësit e mbetur u detyruan ta anulonin takimin.

Siç mësohet nga burime diplomatike, për shkak të sjelljes së tillë të përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së, kanë pasuar kërcënimet nga 2 ambasadat relevante evropiane se 7 përfaqësuesve të kryesisë më të ngushtë të partisë së Gruevskit, do t’u ndalohet hyrja në vendet e tyre nëse Marrëveshja e Përzhinos nuk zbatohet.

Bisedimet kanë vazhduar sërish sot, por me pak gjasa për sukses, pasi partitë politike kanë kundërshtime thuajse për çdo çështje. Çështja e vetme e zgjidhur deri tani është pastrimi i listës zgjedhore, që do të jetë kombinim i ndërthurjes së bazave të informacioneve nga organet shtetërore dhe kontroll i plotë në terren. Ndër pengesat kryesore mbetet diaspora.

Propozimi i Vanhauttit dje ka përfshirë dy mundësi, vendosjen e pragut për kalimin e deputetëve të diasporës ose që mërgata të votojë për mandatet brenda vendi; të dyja të papranueshme për VMRO DPMNE-në.

Çështje tjetër që është shndërruar në pengesë serioze mes dy partive më të mëdha maqedonase është kufizimi i harxhimeve për fushatën zgjedhore. Derisa partitë ende kundërshtojnë njëra tjetrën për Kodin Zgjedhor, afrohet afati për çështje të tjera të cilat duhet të zgjidhen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *