Home / Lajme / Rajon / Nuk vazhdon seanca e Kuvendit (VIDEO)

Nuk vazhdon seanca e Kuvendit (VIDEO)

15 tetor-“Kryesia e ka vendosur që nuk do të mbahet sot seancë sepse nuk ka kushte. Ju e dini që salla e Kuvendit të Kosovës është e mbyllur, pastrimi bëhet përmes kondicionerëve dhe nuk besoj që sot do të bëhen kushtet që në ato rrethana njerëzit do të jenë pjesë e seancës parlamentare”, tha Zemaj

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot nuk do të ketë vazhdim të seancës parlamentare. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

“Kryesia e ka vendosur që nuk do të mbahet sot seancë sepse nuk ka kushte. Ju e dini që salla e Kuvendit të Kosovës është e mbyllur, pastrimi bëhet përmes kondicionerëve dhe nuk besoj që sot do të bëhen kushtet që në ato rrethana njerëzit do të jenë pjesë e seancës parlamentare”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së tha se me veprimet që sot ndodhen krijohet një pamje e keqe e Republikës së Kosovës.

“Kjo tregon qartë që struktura, individ, subjekte politike nuk janë të përgatitura të jenë pjesë e shtet bërjes por mbi të gjitha u intereson një shtet i dobët që ta shfrytëzojnë për interesa personale duke u thirrur në kauzë të mbrojtjes së shtetit por njëherësh duke i bërë dëmin më të madh shtetit të vet”, tha Zemaj.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *